Inteligjenca amerikane: Rusia po shqyrton sjelljen e trupave të reja teksa avancimet e saj po bllokohen

Inteligjenca amerikane: Rusia po shqyrton sjelljen e trupave të reja teksa avancimet e saj po bllokohen

Kemi pasur një përditësim të ri nga një zyrtar i lartë i mbrojtjes i SHBA-së në lidhje me të fundit se si po shkon pushtimi rus, shkruan BBC.

Sipas zyrtarit, përparimet ruse në përgjithësi vazhdojnë të bllokohen, dhe ka indikacione se Rusia po shqyrton shkallën në të cilën duhet të sjellë trupa zëvendësuese nga jashtë Ukrainës për t'iu bashkuar luftës.

Zyrtari shtoi se rusët kanë lëshuar më shumë se 980 raketa.

Ushtria ruse i ka kushtuar këtij pushtimi 75% të totalit të grupeve të saj taktike të batalionit.

Në jug të Ukrainës, luftanijet ruse po bombardojnë zonat përreth Odesës dhe ka një rritje të aktivitetit detar në veri të Detit të Zi. Mariupoli është i izoluar dhe zjarret me rreze të gjatë po japin një efekt vdekjeprurës.

Në veri, përparimet ruse përgjithësisht kanë ngecur pranë Kievit.
 


Lajmi kryesor:

Zelensky: Çdo bombë ngre një mur me BE! Kievi: Marrëveshja me Rusinë e mundur brenda 10 ditëve! Mblidhet Këshilli i OKB-së: Të hetohet vrasja e civilëve në Ukrainë


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset