Inteligjenca artificiale kërcënon miliona vende pune në Korenë Jugore
Një robot në formë njeriu
Gati katër milionë vende pune në Korenë e Jugut janë në rrezik që të zëvendësohen prej inteligjencës artificiale në dy dekadat e ardhshme, ka thënë Banka Qendrore e këtij shteti, në një studim të publikuar të enjten.
Avancimi i shpejtë i inteligjencës artificiale ka nxitur shqetësim global për humbje të vendeve të punës, rritje të sulmeve kibernetike, dhe humbje të kontrollit të sistemeve ndonëse ato janë dizajnuar nga dora e njeriut.
Studimi i ri nga Banka e Koresë, tregon se 3.9 milionë vende pune në Korenë e Jugut janë në rrezik që të zëvendësohen, përfshirë ato të mjekëve, avokatëve, kontabilistëve dhe kimistëve.
“Punëtorët me paga të larta dhe edukim akademik i ekspozohen më së shumti inteligjencës artificiale dhe kanë rrezik më të madh që të zëvendësohen”, është thënë në studim.
Sipas studimit, arsyeja mbrapa këtij argumenti është se inteligjenca artificiale mund t’i përfundojë shpejt detyrat analitike dhe ato kognitive.
Punët që më së paku kanë rrezik nga ky avancim i teknologjisë janë ato në fushat e fesë, të shërbimeve të ushqimit dhe ligjërimit, sipas studimit.
Megjithatë, Banka e Koresë ka tërhequr vërejtje që ndonëse inteligjenca artificiale rrezikon punët aktuale, ajo edhe krijon mundësi të reja për punësim, përfshirë ato në fushën e inxhinierisë për zhvillim dhe mirëmbajtje të sistemeve./REL
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.1%
-
Jo
41.8%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 1911
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Padi kundër platformës Linkedin, akuzohet se ka përdorur mesazhe private për të trajnuar Inteligjencën Artificiale
23 Janar, 08:02
-
Inteligjencë Artificiale në e-Albania! Njihuni me 'Diellën', asistenten virtuale 'zadrimore' (VIDEO)
19 Janar, 08:13
-
Dërgoi njoftime të gabuara, Apple pezullon opsionin e lajmeve të gjeneruara nga AI
17 Janar, 15:04
-
Mira Murati krijon startupin e saj me Inteligjencë Artificiale! Rekruton emra të njohur nga OpenAI
17 Janar, 14:39
-
SHBA kufizon eksportin e mikroprocesorëve në mbarë botën
13 Janar, 18:29
-
Shqiptarët 'dorëzojnë' makinat e vjetra, ndikuan automjetet e shumta të ardhura nga Koreja e Jugut
7 Janar, 21:28
-
Koreja e Veriut teston një raketë gjatë vizitës së Blinkenit në Seul
6 Janar, 09:20
-
Inteligjenca artificiale zbërthen tekstet e lashta
4 Janar, 16:52
-
Autoritetet e Koresë së Jugut pezullojnë përpjekjet për të arrestuar Presidentin Yoon
3 Janar, 16:20
-
Koreja e Jugut/ Përplasje e tensionuar me ekipin e sigurisë, anulohet arrestimi i presidentit Yoon! Mbështetësit: Fituam
3 Janar, 07:52
-
Rama 'takon' Ismail Qemalin falë inteligjencës artificiale! Video e urimit: Me këmbë të mbarë 2025
1 Janar, 09:04
-
Pesë sfidat kryesore të ekonomisë botërore në vitin 2025
29 Dhjetor 2024, 11:58