Pas transkriptimit, seancat e Kuvendit do të bëhen të kërkueshme dhe të analizueshme falë një platforme që do të funksionojë me Inteligjencë Artificiale, tha Niko Peleshi në mbledhjen e grupit të PS.
“Nëpërmjet Inteligjencës Artificiale, platforma do të mundësojë kërkimin dhe analizimin e përmbajtjes bazuar në kontekstin e diskutimeve parlamentare duke vendosur standarde të reja sistemi do të zhvillohet nga Albania Digital Solution dhe synohet të jetë funksional gjatë sesionit të ardhshëm”, tha Peleshi.
Gjithashtu, pas sulmit kibernetik të Kuvendit më 10 mars, është lidhur marrëveshje me Agjencinë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike për zgjerimin e monitorimit.
“Pas sulmit kibernetik kemi lidhur marrëveshje me AKSK për zgjerimin e monitorimit. Janë ndërmarrë disa nisma strategjike për modernizimin e institucionit”, tha kryeparlamentari.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Nis mbledhja e grupit të PS dhe qeverisë te Pallati i Brigadave! Flet Rama: Kam dy dokumente për reflektimin mbi bulevardin e flamingove











