Inteligjenca artificiale 'vështirëson zbulimin e mashtrimeve'
Foto ilustruese (Burimi REL)
Bashkëthemeluesi i gjigantit të teknologjisë Apple, Steve Wozniak, paralajmëroi se inteligjenca artificiale mund t’i bëjë mashtrimet dhe dezinformatat vështirë të dallueshme. Duke folur në një intervistë për BBC-në, ai tha se ka frikë se teknologjia do të shfrytëzohet nga “aktorë të këqij”.
“Inteligjenca artificiale është aq inteligjente dhe e hapur për aktorë të këqij - për ata që duan t’ju mashtrojnë se kush janë”, tha Wozniak.
Ai tha se nuk beson se inteligjenca artificiale do t’i zëvendësojë njerëzit, sepse i mungojnë emocionet, por paralajmëroi se ajo do t’i bëjë “aktorët e këqij” edhe më bindës, sepse, siç tha, programet si ChatGPT mund të krijojnë tekste që “tingëllojnë aq inteligjente”.
Wozniak shtoi se përmbajtja e inteligjencës artificiale duhet të etiketohet qartë. Sipas tij, përgjegjësia për çdo gjë të krijuar nga inteligjenca artificiale dhe më pas të postuar në publik, duhet t’u mbetet atyre që e publikojnë. Wozniak bashkë me Steve Jobs kanë themeluar kompaninë Apple dhe kanë shpikur kompjuterin e parë Apple. Javën e kaluar, Shtëpia e Bardhë ka thirrur në takim shefat e disa kompanive të teknologjisë, për t’i këshilluar ata që ta mbrojnë publikun nga rreziqet e inteligjencës artificiale.
Produktet e inteligjencës artificiale, si ChatGPT dhe Bard, të vëna në funksion së voni, kanë rrëmbyer imagjinatën e publikut. Ato u ofrojnë përdoruesve të zakonshëm mundësi për të bashkëvepruar me atë që njihet si “inteligjencë artificiale gjeneruese”, e cila mund të përmbledhë informacione nga burime të shumta brenda sekondave, të shkruajë prezantime, e madje edhe poezi, që tingëllojnë në mënyrë të besueshme, sikur të jenë të shkruara nga njerëz./REL
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?
-
Pozitivisht
63.9%
-
Negativisht
27.9%
-
Nuk kam mendim
8.1%
Vota total: 1503
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkencëtari themelues i Inteligjencës Artificiale: Ajo mund të shkatërrojë njerëzimin në 30 vitet e ardhshme
28 Dhjetor, 18:27
-
Shqiptarët më të 'frikësuarit' në rajon nga inteligjenca artificiale
25 Dhjetor, 12:46
-
Elon Musk: Inteligjenca Artificiale do të tejkalojë zgjuarsinë e njerëzve brenda vitit 2030
24 Dhjetor, 09:15
-
Berisha vijon fushatën e baltosjes ndaj Dumanit, përdor IA për denigrimin e figurës së tij! Demokratët e kryqëzojnë, Açka: Distancohuni
14 Dhjetor, 12:36
-
Drejtoresha e AKSHI-t mes TOP 100 drejtuesve publikë më të suksesshëm në botë për inovacionin dhe implementimin e Inteligjencës Artificiale në digjitalizim
12 Dhjetor, 20:30
-
Do të përdoret për punët në bagëti, krijohet roboti me AI në Australi
12 Dhjetor, 14:00
-
'Gati marrëveshja me Emiratet për transformimin e shtypshkronjave të letrave me vlerë', Rama: IA do monitorojë gjithçka ndodh nëpër rrugë! Policia do bëhet e padukshme
10 Dhjetor, 11:08
-
‘2 miliardë transaksione të fiskalizimit janë analizuar me IA’, Karçanaj: Gati moduli për transpozimin e direktivave të BE-së! Vitin tjetër asistent virtual në e-albania
10 Dhjetor, 10:25
-
Dita e Falenderimeve në SHBA, videoja nga AI: Trump del nga gjeli i detit dhe prish festën e Biden
30 Nëntor, 17:18
-
Warren Buffet po shet aksione dhe po grumbullon cash! A di diçka që ne nuk e dimë?
13 Nëntor, 23:27
-
Basha zbulon programin në Federatën Globale për Konkurrueshmëri: Taksë e sheshtë 9%, trajnime për 25 mijë të rinj, investime në teknologji dhe Inteligjencën Artificiale
12 Nëntor, 15:20
-
Zgjedhjet Presidenciale në SHBA/ ChatGpt refuzoi të gjeneronte 250 mijë imazhe 'fake' për Trump dhe Harris
10 Nëntor, 09:57