Inteligjenca Artificiale është duke u përdorur edhe në fushën e futbollit. Pas Chat GPT, tanimë është "Open AI" që ka publikuar edhe formacionin më të mirë në historinë e futbollit, me fansat që ndahen për emrat në fushë.
Me skemën 4-3-3, në portë është portieri i Parmës, 45-vjeçari Gianluigi Buffon. Linja e mbrojtjes me katër përbëhet nga Cafu, Franco Baresi, Franz Beckenbauer dhe Paolo Maldini.
Mesi i fushës i përket treshes Johan Cruyff, Zinedine Zidane dhe Diego Armando Maradona. Sulmi i takon Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, që mbështesin 'mbretin' e futbollit, Pele.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Megjithë këtë përgjigje nga Inteligjenca Artificiale, tifozët janë të zhgënjyer për emrin e Ronaldo "Fenomenit" që mungon.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)