Inteligjenca britanike: Rusia përballet me vështirësi në trajnimin e rekrutëve të rinj

Inteligjenca britanike: Rusia përballet me vështirësi në trajnimin e rekrutëve të rinj

Ushtria ruse ka mundësi që të përballet me vështirësi në trajnimin e rekrutëve të rinj, ka thënë Ministria britanike e Mbrojtjes, në përditësimin e saj të fundit.

“Ka shumë mundësi që Rusia është duke pasur vështirësi në ofrimin e trajnimit për mobilizim”, ka shkruar Ministria britanike në Twitter.

Mobilizimi i pjesshëm ushtarak është urdhëruar nga presidenti rus, Vladimir Putin në muajin shtator. Në kuadër të këtij mobilizimi, autoritetet ruse u kanë dërguar 300.000 personave ftesë për t’iu bashkuar luftës së nisur në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.

Tetë muajt e luftës në Ukrainë kanë rezultuar me shkatërrim të madh në pjesët lindore dhe jugore të shtetit.

Britania përditëson çdo ditë të dhënat për luftën në Ukrainë. Moska i konsideron informacionet britanike si propagandë. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL


Lajmi kryesor:

Lufta/ Irani e pranon: Kemi furnizuar Rusinë me dronë! Zelensky: Gënjeshtër, ne rrëzojmë çdo ditë dronë iranianë


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian

'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian