Inteligjenca e Mbrojtjes, përgjime
me miratim të kryeprokurorit

Inteligjenca e Mbrojtjes, përgjime<br />me miratim të kryeprokurorit
TIRANE- Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes tashmë nuk do të mund të përgjojë më personat pa miratim të Prokurorit të përgjithshëm dhe pa urdhër direkt të Ministrisë së Mbrojtjes. Këtë e ka bërë të ditur në Komisionin e Ekonomisë zv.ministri i Mbrojtjes Dritan Hila, gjatë një raportimi për ndryshimin e ligjit. Gjithaq, informacionet e grumbulluara nga agjencia nuk përbejnë bazë ligjore për kufizimin e të drejtave e lirive të njeriut.

“Është objekti i veprimtarisë së saj në fushën e përgjimeve ku kjo agjensi tashmë nuk ka asnjë lloj të drejte në asnjë lloj forme a mënyre të përgjojë pa një urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm dhe nëpërmjet një kërkese që kalon nga Ministri i Mbrojtjes.” Tha Hila

“Përcaktohet se informacionet e grumbulluara nga agjensia nuk përbëjnë bazë ligjore për kufizimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut duke ndaluar kështu përdorimin e këtyre informacioneve për qëllime përfitimi vetjak. “ u shpreh deputeti i PS, Arben Cuko

Efektet anësore të këtyre ndryshimeve ligjore janë minimale, teksa zv.ministri i Mbrojtjes Hila ka deklaruar se do ketë shkurtime në personel.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale

Spahiu: Qeveria dhe opozita të bëjnë pakt për kërkesat e BE, jo pazar për lista apo amnisti penale