
Inteligjenca e Mbrojtjes së Ukrainës ka konfirmuar se Kremlini është brenda rrezes së aseteve ushtarake të Ukrainës. Për këtë arsye, Moska ka filluar vendosjen e sistemeve të mbrojtjes ajrore.
Ky lajm u dha nga Zëvendës Shefi i Inteligjencës së Mbrojtjes të Ukrainës Vadym Skibitskyi. Për herë të parë, në mënyrë indirekte konfirmoi se Ukraina ka kryer sulme në territorin rus . Sistemet e mbrojtjes ajrore në Moskë u instaluan pas sulmit në aeroportin ushtarak rus Engels dhe kjo tregon se nëse sulmet arrijnë në Engels, atëherë mund të arrijnë edhe në Kremlin.
Lajmi kryesor:
Tanke gjermane dhe amerikane në ndihmë të Ukrainës! Biden bisedë telefonike me liderët europianë! Zelensky kërkon raketa me rreze të gjatë





