Intensifikohet puna e Policise me qellim rritjen e parametrave te rendit e sigurise.

Policia  e Shtetit  gjatë 12 orëve të fundit është angazhaur totalisht në kontrolle, për persona në kërkim, persona me precedent dhe me armë,verifikim dhe ndjekje e konflikteve, të dhunës në familje, monitorim dhe ndalim të shkelësve të policisë rrugore etj.

Gjatë këtyre 12 orëve të fundit janë kapur ndaluar dhe arrestuar në gjithë vendin 24 persona për vepra të ndryshme dhe konkretisht:

Gjatë 12 orëve të fundit janë kapur dhe ndaluar 10 persona në kërkim për vepra të ndryshme.

Janë arrestuar në flagrancë 5 persona për Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjithashtu janë arrestuar për dhunë në familje e armëbajtie pa leje 4 persona.

Si dhe janë kapur dhe arrestuar në  flagrancë duke vjedhur 5 persona.

Po gjatë mbrëmjes së djeshme janë shoqëruar për verifikim në të gjithë vendin 67 persona.

Edhe në ditët në vazhdim Policia e Shtetit do vijojë punën me shërbime të përforcuara duke ngritur Pika  kontrolli në akset rrugore, kontrolle të lokaleve të natës dhe i atyre të frekuentuar nga persona me precedentë penal, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafiqeve të paligjshme, kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë pa leje, parandalimin e aksidenteve rrugore duke goditur çdo shkelje në këtë drejtim.



Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Ura e Ibrit, Osmani: Sigurohemi që të mos ketë konflikte! I drejtohet Stanos: Kur kalon në urat e tua s’i kërkon kujt leje