Inter dhe Icardi marrin 'frerët' e
Seria A, zikaltrit të pandalshëm 

Inter dhe Icardi marrin 'frerët' e<br />Seria A, zikaltrit të pandalshëm <br>
Këtë të shtunë janë luajtur ndeshjet e javës së 14 në Seria A, ku bie në sy fitorja e radhës e Interit që ngjitet përkohësisht në vendin e parë.

Skuadra e Spaletit luajti në transfertën e vështirë ndaj Cagliari por arritën të merrnin një fitore të rëndësishme, me rezultatin 1-3.

Sërish në këtë ndeshje vendimtar ishte kapiteni Mauro Icardi me dy golat e tij. Argjentinasi po vijon formën e shkëlqyer të këtij kampionati dhe është ngjitur në krye të golashënuesve të Seria A, bashkë me sulmuesin lacial, Immobile, të dy udhëheqin me nga 15 gola.

Ndërkohë golin tjetër e shënoi kroati Marcelo Brozovic, për miqtë ngushtoi diferencën Pavoleti.

Kështu Inter merr kryesimin e Seria A me një pikë më shumë se Napoli, të cilët luajnë nesër në trasfertë ndaj Udinese.

Ndërkohë në ndeshjet e tjera të luajtura Bolonja mundi 3-0 Sampdorian, Kievo fitoi 2-1 ndaj SPAL dhe Sasuolo u mund në shtëpi  2-0  nga Verona.

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal