Inter-Napoli pa gola, Napoli
humb kreun, e merr Juvja

Inter-Napoli pa gola, Napoli<br />humb kreun, e merr Juvja<br>
Inter-Napoli ndeshja e fundit e javës së 28-të të Serisë A është mbyllur në barazim pa gola. Një pikë që u vlen shumë pak të dyja skuadrave pasi Interi mbetet jashtë zonës Champions ndërsa Napoli humb kryesimin të cilin e merr Juventusi me 1 pikë më shumë. Ndeshja në “San Siro ishte intensive dhe e dyluftuar por me pak raste. Skriniar për Interin dhe Insigne për Napolin patën rastet më të mira.

Goli i parë në Serinë A i portugezit Andre Silva i ka dhënë Milanit një fitore jetike 1-0 ndaj Genoas. Sulmuesi ka shënuar në frymën e fundit me kokë duke ngjitur Milanin në kuotën e 47 pikëve në vend të gjashtë vetëm 6 pikë larg zonës Champions. Në ndeshjet e tjera të javës së 28-të u arritën këto rezultate: Juventus-Udinese 2-0, Bologna-Atalanta 0-1. Fiorentina-Benevento 1-0, Cagliari-Lazio 2-2, Crotone-Sampdoria 4-1, Sassuolo-Spal 1-1, Verona-Chievo 1-0 dhe Roma-Torino 3-0.

Në La Liga Atletico Madrid rikthehet menjëherë tek fitorja duke mundur në “Wanda Metropolitano” 3-0 Celta Vigon. Francezi Griezmann shënoi në fundin e pjesës së parë ndërsa në fraksionin e dytë realizuan edhe Vitolo dhe Angel Correa.

Atletico Madrid mbetet e dyta me 8 pikë më pak se Barcelona dhe 7 më shumë se Real i vendit të tretë.Në ndeshjet e tjera të javës së 28-të u arritën këto rezultate, Athletic Bilbao-Leganes 2-0 ,Las Palmas-Villareal 0-2, Espanyol-Real Sociedad 2-1 ,Malaga-Barcelona 0-2 , Getafe-Levante 0-1 ,Sevilla-Valencia 0-2 , Eibar-Real Madrid 1-2 ,Girona-Deportivo 2-0 ndërsa sonte luhet Alaves-Betis.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion

Spahiu: PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion