Interes i lartë nga tifozët, 'avullojnë' biletat e Kombëtares për në nëntor

Interes i lartë nga tifozët, 'avullojnë' biletat e Kombëtares për në nëntor

Tifozët e Kombëtares

Fitorja e fundit e Kombëtares 0-1 në Gjeorgji ka rritur entuziazmin e tifozëve kuqezi. Një muaj nga ndeshja e radhës, ajo me Çekinë më 16 nëntor në "Air Albania", kanë mbetur vetëm 25 bileta në dispozicion.

22 mijë zemra kuqezi do jenë bashkë në stadium dhe miliona të tjerë anembanë botës, me objektivin që është i qartë, tri pikët. Veç Çekisë, edhe interesi për ndeshjen kundër Ukrainës (më 19 nëntor në Tiranë) është i lartë dhe shumë sektorë të stadiumit janë shitur.

Duelet vlejnë për Grupin B1 në Ligën e Kombeve, ku tanët duan vendin e parë për të luftuar për një ligë më sipër dhe për të qenë pjesë në play-off e Kupës së Botës nga ky kompeticion.

Aktualisht me gjashtë pikë (sa Gjeorgjia), Kombëtarja mban vendin e tretë me një pikë më pak se Çekia kryesuese dhe dy ndeshjet e fundit i luan në shtëpi, aty ku do kërkohet maksimumi në Ligën e Kombeve.

Faximile nga biletat e shitura

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit