Interesi i bonove 12 mujore po i afrohet sërish vlerave minimale historike. Në ankandin e të martës, interesi mesatar i ponderuar ra në 1.3%. Kjo shifër është shumë pranë minimumit historik prej 1.24%, që ishte regjistruar në mesin e vitit 2016. Kërkesat për të blerë bono në ankande janë të larta, çka u pa qartë edhe në ankandin e fundit. Vlera totale e kërkesave arriti në 12.3 miliardë lekë, ndërsa shuma e bonove e të nxjerra në shtije nga qeveria ishte 10.3 miliardë lekë. Tendenca në rënie e normave të interesit është e dukshme edhe në titujt me maturim afatgjatë.
Rënia e interesave për bonot dhe obligacionet qeveritare lidhet me likuiditetin e lartë në treg dhe kërkesën më të ulët të qeverisë për para në tregun e brendshëm. Në tetor, qeveria shqiptare emetoi eurobonde për një vlerë prej 500 milionë eurosh dhe një pjesë e kësaj shume ka shërbyer për të zëvendësuar huamarrjen e brendshme. Banka e Shqipërisë ka injektuar sasi të mëdha leku në treg, përmes marrëveshjeve të riblerjes dhe përmes blerjes masive të valutës.
Gjithashtu, disa banka kanë konvertuar kapitalin në lekë, duke krijuar më shumë fonde të lira në monedhën vendase. Kreditimi i sektorit privat po ecën me ritme të ngadaltë dhe tregu nuk ofron shumë alternativa të tjera investimi financiar.
Të gjithë këta faktorë kanë bërë që interesat e titujve të qeverisë të pësojnë një rënie që po arrin nivele të paparashikuara.
Ndërkohë që këtë vit ka të ngjarë që Banka e Shqipërisë të nisë uljen e stimulit monetar dhe rritjen e normave të interesit, për momentin tregu financiar e ndjen larg rritjen e çmimit të parasë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
20%
Vota total: 894
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Më pak interesa, më pak 'borxhe'! Kreditë me probleme bien në nivelin më të ulët historik (VIDEO)
10 Mars, 16:13
-
Plani i Rritjes shkon në Kuvend! Depozitohet marrëveshja me BE për reformat, 657 mln euro kredi, 265 mln euro grante (DOKUMENTI)
5 Mars, 22:58
-
Fatos Çoçoli: Pse shtohen eksportet bujqësore?
5 Mars, 19:55
-
Raporti i BSH/ S’ka punonjës, turizmi e ndërtimi ulin besimin në ekonomi! Tregtia, industria e qytetarët më optimistë për ekonominë
3 Mars, 18:06
-
FMN në Bankën e Shqipërisë: Monitoroni kursin e këmbimit dhe inflacionin! Sejko: Ulëm interesat e kredisë konsumatore
26 Shkurt, 17:29
-
Bumi i turistik po shtyn bizneset drejt bankave, vjet morën 128 mln euro kredi për investime dhe shtim kapacitetesh në hoteleri
23 Shkurt, 20:00
-
Vjedhja e bankave shqiptare në kohën e Zogut, Italisë dhe Enverit! Leku i ri dhe i vjetër! Kreshnik Kuçaj flet në Esencë në Report Tv
21 Shkurt, 21:15
-
Bankat shqiptare kanë investuar më shumë se 940 milionë euro në Eurobonde të qeverisë
20 Shkurt, 07:47
-
Informaliteti i pagave, ekspertja e Ekonomisë: Nuk luftohet pa hequr korrupsion, BSH të vendos kushte për përdorimin e parasë kesh
19 Shkurt, 14:02
-
Banka e Shqipërisë ul përsëri interesin maksimal për kreditë konsumatorë, s’do jetë më i lartë se 71% deri në muajin korrik!
17 Shkurt, 20:25
-
Fatos Çoçoli: Shteti ka kthyer fytyrën nga bujqësia!
16 Shkurt, 10:46
-
“Kërkojmë punonjës” edhe më shumë në 2025-n, raporti i BSH: S’ka punëtorë por as rritje pagash! Ngadalësim në fund të 2024-s
14 Shkurt, 16:00