Interi bën detyrën, Atletiko vazhdon
ndjekjen ndaj Barcelonës, Lioni OK

Interi bën detyrën, Atletiko vazhdon<br />ndjekjen ndaj Barcelonës, Lioni OK
Interi ka kaluar me lehtësi ekipin e Palermos duke e mposhtur 3-1 me golat e Ljajic, Icardit dhe Perisic duke u ngjitur në kuotën e 51 pikëve në vendin e 5 në renditjen e kampionatit italian.
 
Humbja e Milanit përballë Sasuolës ishte surpriza e madhe e javës, pasi rrezikon edhe vendin e 6 në renditje.
 
Në Spanjë s’ka hapa fals, Barcelona fitoi përballë Eibarit 0-4 duke rivendosur distancën e largët me Reali e Madridit, ndërsa Valencia nuk arriti që të ndalte vrullin e Atletikos së Madridit, pasi humbi 3-1.
 
Liverpuli ishte kryefjala e ditës në Angli. Ekipi i Klop edhe pse me një lojtar më pak dhe në disavantazh përmbysi humbjen përballë Crystal Palace duke e mposhtur 1-2 me golat e Roberto Firmino dhe Benteke në fund.
 
Lion shkatërroi Guingamp 5-1 në Francë duke u ngjitur në vendin e tretë dhe kërcënuar Monakon.
 
Sakaq ekipi i kapitenit të kuqezinjve, Nantes humbi 4-1 ndaj Rennes, me Canën në fushë.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar

Tiranë/ Gjendet kanabis në një magazinë në zonën e Selitës, disa persona të arrestuar