Interi humbi përballë Lazio-s duke konfirmuar problemet e shumta që ka kaluar këtë edicion dhe vulosur dështimin, pasi i dha lamtumirën edhe Champions League.
 
Ekipi zikaltër pësoi dy gola në ndeshjen e zhvilluar në kryeqytetin italian përballë Lazio-s që duket se ka filluar një erë të re në drejtimin e trajnerit të ri, Simone Inzaghi.
 
Përsa i përket kronikës së ndeshjes, Lazio e nisi dhe e përfundoi me një gol. Fillimisht ishte veterani gjerman Klose që shënoi golin e parë, ndërsa në fund e mbylli Candreva me një penallti duke detyruar Interin që të dorëzohet.
 
Sonte do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të javës ku vazhdon gara për vendin e dytë, Roma ndeshet me Genoa-n, ndërsa Napoli pret Atalantën. 



d.b/shqiptarja.com