Fredy Guarin i jep kualifikimin Interit përballë Celtic pas fitores 1-0 në ndeshjen e kthimit të vlefshme për Europa League. Ndeshja e parë përfundoi 3-3 në Skoci duke shtyrë verdiktin për në Itali, aty ku zikaltërit triumfuan. U kualifikua edhe Fiorentina që mundi Totenhemin me rezultatin e pastër 2-0 në ndeshjen e kthimit. Anderlehti që drejtohet nga shqiptar Besnik Hasi u skualifikua nga Dinamo Moscov.

Liverpuli regjistron një tjetër dështim këtë edicion, pasi është eliminuar nga Beshiktashi me penallti 5-4, teksa koha e rregullat përfundoi 1-0, duke barazuar ndeshjen e parë. Është ndërprerë për disa minuta ndeshja e Europa League mes Dinamo Kiev dhe Guingampit, pasi një numër i madh i tifozëve vendas, kanë tentuar të hyjnë në fushë.



d.b/shqiptarja.com