Interi s’ngre kokë, Napoli e
mposht 1 me 0 në “San Siro”

Interi s’ngre kokë, Napoli e<br />mposht 1 me 0 në “San Siro”
Napoli mposht Interin 1-0 në “San Siro” dhe fiton ndeshjen e fundit të javës së 34-të të Serisë A.
 
Zikaltërit nuk ngrenë kokë dhe vijojnë të jenë në krizë ku kanë marrë vetëm 2 pikë në 6 ndeshjet e fundit dhe përfundimisht i thonë lamtumirë Kupave të Europës.
 
Napoli vijon të tregojë një superformë dhe tashmë është në ndjekje të vendit të dytë pasi Roma është vetëm një pikë larg.
 
Ndeshjen e mbrëmjes së djeshme e vendosi një gol i spanjollit Callejon që tundi rrjetën pas një gabimi të pabesueshëm të Nagatomo.
 
Trajneri i Napolit Sarri duartroket sezonin e skuadrës së tij ndërsa Pioli thotë se Interi ka organikë dhe nuk është për tu ribërë si skuadër.
 
Në Premier League fitojnë të dyja skuadrat kryesuese në ndeshjet e javës së 35-të. Chelsea shkatërroi Everton duke e mposhtur 3-0 në transfertë ndërsa Tottenham fitoi derbin e Londrës duke e mposhtur pastër Arsenalin 2-0.
 
Golat për Tottenham janë shënuar nga dy lojtarët më në formë Dele Alli dhe Harry Kane me penallti.
 
Të dy golat janë shënuar në fillimin e pjesës së dytë. Blutë e Londrës kryesojnë me 81 pikë ndërsa Tottenham kanë 4 më pak.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)