Interpelanca e dëgjesa, PD merr
në "pyetje" ministrat e Ramës

Interpelanca e dëgjesa, PD merr<br />në
Kjo javë pritet të jetë intensive për disa prej ministrave kryesorë të kabinetit "Rama 2". 

Partia Demokratike ka vendosur t'i thërrasë në dëgjesa në komisionet parlamentare dhe interpelancë seancën të enjtes disa nga ministrat.  

Kjo ka qenë një nga nismat e paralajmëruara nga demokratët që në krye të herës, ndërsa e enjtja do jetë interpelanca e parë për qeverinë e re. 

Burime pranë PD thanë për Shqiptarja.com se janë të paktën katër ministra të cilët do thirren në komisionet parlamentare dhe të enjten në seancën e Kuvendit. 

Ministrja e cila pritet të thërritet në interpelancë të enjten do jetë ajo e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla lidhur me problemet me Arsimin dhe ato për tekstet shkollore që vazhdojnë dhe këtë vit.

Ndërsa ministrat e tjerë si ai i Financave Arben Ahmetaj, e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri. 

Ministrat që do thirren në dëgjesa dhe interpelancë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla - Interpelancë të enjten në Kuvend

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj - Dëgjesë te komisioni i Ekonomisë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu - Dëgjesë te komisioni i Shëndetësisë

Ministri i Energjisë e Infrastrukturës, Damian Gjiknuri - Dëgjesë te komisioni i Ekonomisë

Debat për Vettingun dhe 'Mbetjet'
​Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vendosi pasditen e kësaj të hëne që në seancën e Kuvendit të mbeshtesë kërkesat e paraqitur nga organet e Vettingut dhe të miratohen ashtu siç i kanë paraqitur, ndërsa paralajmërojnë debat të fortë për importin e mbetjeve.

Demokratët kanë vendosur të mbështesin kërkesat e komisionerëve të Vettingut edhe pse ato u rrëzuan më herët nga komisioni i ligjeve. Ata kërkonin paga të larta deri në 1 milionë lekë në muaj si dhe benefice të tjera, për të ushtruar detyrën konform ligjeve.

Demokratët nga ana e tyre u shprehën në mbështetje të drejtuesve të organeve të Vettingut, ndërsa një qëndrim të tillë pritet ta mbajnë edhe gjatë seancës plenare të ditës së enjte. 

Selia blu pritet të paraqesë në seancë amendamente për këtë çështje, ndërsa mbetet për t'u parë nëse maxhoranca do t'i marrë në shqyrtim ato. 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS