Interpelanca me Naçon, Braçe:
7 vjet dështim i qeverisë në energji

Interpelanca me Naçon, Braçe:<br />7 vjet dështim i qeverisë në energji
TIRANË – Opozita nëpërmjet deputetit Erion Braçe akuzoi qeverinë se gjatë këtyre 7 viteve të fundit ka dështuar në fushën e energjetikës.
Ministri Naço u shpreh se projekte të rëndësishme kanë nisur të ndërtohen dhe se pas 35 vitesh HEC-et do bëhen pronë e gjithë shqiptarëve, duke shtuar se HEC-i i Ashtës fillon prodhimin brenda vitit.
“Brenda pak javëve METE do të hapë procedurat e tenderimit për dhënien me koncesion të dy kaskadave të Vjosës dhe Osumit, në total me një fuqi të instaluar rreth 450 MË dhe vlerë investimi 700 milion euro. Brenda muajit mars, me qëllim liberalizimin e mëtejshëm të tregut të energjisë, do të hapim procedurat e privatizimit për HEC-et Ulëz, Shkopet, Bistrica 1 dhe Bistrica 2”, tha Naço.
Gjatë interpelancës me ministrin e METE, Nasis Naço, deputeti socialist renditi argumentat duke nisur nga koncensionet e deri tek mirëmbajtja e minierave.
“Gjithë ç’ka listuat janë premtimet e Qeverisë që në mandatin e parë të saj, unë e thirra interpelancën që ju të thoni ato vepra që kanë përfunduar, por kjo politikë është e dështuar, duke nisur që nga praktika koncesionare”, u shpreh Braçe.
Por, pas deklaratave të Braçes, ministri Naço tha se PS vazhdon të hedhë baltë mbi punën e bizneseve, pasi Qeveria ka kërkuar dhe po bën të mundur nxitjen e iniciativës private.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane