Interpol pranon kërkesën, Lavdërim
Muhaxheri në kërkim ndërkombëta

Interpol pranon kërkesën, Lavdërim<br />Muhaxheri në kërkim ndërkombëta
INTERPOL ka pranuar kërkesën e autoriteteve kosovare që Lavdërim Muhaxheri, të përfshihet në sistemin e kërkimit të policisë ndërkombëtare. Lavdërim Muhaxheri është kosovari i radhës që do të jetë i postuar në rrjetin kërkues të INTERPOL-it, si person me rrezikshmëri të lartë.

Organizata Ndërkombëtare e Policisë Kriminale, (Interpol) ka pranuar kërkesën e Gjykatës Themelore të Ferizajt, e cila e kërkon Muhaxherin për veprime të terrorizmit dhe organizim të grupeve për të shkuar në Siri e Irak.  Sahit Krasniqi, gjykatësi që ka lëshuar vendimin e fletëarrestit ndërkombëtar për Muhaxehrin thotë se nga Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar i Ministrisë së Drejtësisë është njoftuar se kërkesa për fletëarrest ndërkombëtar është aprovuar.

Në këtë mënyrë prej tani Muhaxheri do të jetë njëri nga të kërkuarit e Interpolit.  Zyrtarisht Prokuroria Speciale e Kosovës kishte nisur në janar të këtij viti hetimet ndaj Lavdërim Muhaxherit dhe disa personave të tjerë të dyshuar të jenë përfshirë në aktivitete terroriste.  

Muhaxhiri në muajin korrik tronditi botën duke postuar një fotografi tek po i priste kokën një të mituri. Fotografi kjo që u pohua të jetë e vërtetë nga familjarët e tij.  
  




Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje