TIRANE- Trafikimi i sasive të konsiderueshme të drogës në drejtim të Italisë, ka sjellë fitime të mëdha financiare për 37-vjeçaren Manjola Prifti. Shuma të konsiderueshme parash që 37-vjeçaria i ka fituar në Itali, i ka investuar në Shqipëri, kryesisht në lokale, diskoteka si dhe në ndërtimin e pistës së "Kartodromit" që ndodhet afër fshatit Lundër, dhe që menaxhohej disa vite më parë nga ish-bashkëshorti i saj Fatmir Rama ose siç njihet ndryshe si "Miri i Xhikes".

 Të gjithë këtë aktivitet Prifti e ka kryer në bashkëpunim me ish-burrin e saj Fatmir Rama, i cili nga sa mësohet është dënuar dhe ai në Itali për trafik droge, por pas vdekjes së tij akuza është pushuar. Ndërkohë që eleminimi fizik i Ramës, ka bërë që e gjithë pasuria kapitale dhe monetare ti kalojë bashkëshortes së tij Manjola Prifti, e cila vitet e fundit ndërtoi në fshatin Vaqarr edhe diskotekën "Doberman Club" në të cilën ishte pronare e vetme e saj. Burime pranë policisë së Tiranës thanë për gazetën "Shqiptarja.com" se avokatja e njohur Manjola Prifti, thuajse të gjitha paratë e fituara në Itali nga trafikimi i lëndës narkotike, kryesisht heroinë i ka transferuar ato në Shqipëri. Për këtë edhe autoritet italine kanë ngritur ndaj saj akuzën e "pastrimit të parave", për shkak se fitimet e nxjerra nga aktiviteti kriminal i ka investuar duke ligjëruar ato në biznese të ndryshme.

Për këtë vepër penale por edhe për akuzën e trafikut të drogës në dy raste konkrete, drejtësia italiane e ka dënuar me 11 vite burg 37-vjeçaren që njihet edhe si vajza e regjisorit të filmave, Sokrat Prifti. Gjatë këtyre viteve qëndrimi në Shqipëri, Manjola Prifti është marrë kryesisht me biznes si dhe me ushtrimin e profesionit të avokates. Ndërkohë që ende nuk dihet me saktësi nëse prokuroria shqiptare do të fillojë hetimet ndaj kësaj shtetase për verifikimin e pasurisë, por burime pranë akuzës së kryeqytetit i thanë gazetës se deri në këto momente ndaj Manjola Priftit nuk është rregjistruar asnjë procedim penal.

URDHER ARRESTI
Gazeta Shqiptarja.com zbardh urdhër-arrestin e drejtësisë italiane, sipas të cilit 37-vjeçarja dyshohet se ka qenë pjesë e një organizate kriminale në qytetin e Milanos. Aktiviteti i paligjshëm konsistonte në trafikun e drogës dhe pastrimit të parave dhe ka ndodhur shumë kohë më parë. "Kapja e Manjola Priftit u bë sepse Interpol Tirana, me shkresë nr.869kl/1, Prot LA-FKB 474, datë 27 prill 2012, e ka shpallur në kërkim me kartelë të "Kuqe". Ndërkohë që në interpol Roma thuhet se për këtë shtetase autoritetet Gjyqësore të Milanos, Itali, kanë lëshuar Urdhër Arresti me numër 510/04 RES - 726/2005 ROE". Sipas saj, vendimi i gjykatës është lëshuar më 11 korrik 2005 për veprat penale të "bashkëpunimit kriminal", "trafik droge" dhe "pastrim parash". Masa e dënimit për këto vepra është deri në 11 vite burg, masë kjo me të cilën është dënuar dhe 37-vjeçaria Manjola Prifti. Ndërkohë që numri personal i saj është 3625, numër ky që e identifikon në listën shumë emërore të personave të shpallur në kërkim nga interpoli ndërkombëtar.

MASA E SIGURISE PRITET VENDIMI I GJYKATES
Prokuroria ka kerkuar masen e sigurise 'arrest shtepie' per Manjola Priftin. Gjate seances qe po zhvillohet ende ne gjykaten e Tiranes, akuza ka kerkuar kete mase sigurie, pasi 37 vjecarja ka kujdestarine e djalit, qe ne kushtet kur nuk ka as babain e saj, ka nevoje per kujdestarine e nenes se saj. Nje tjeter argument i organit te akuzes ka qene edhe fakti se vec urdhrit te ndalimit nga Interpoli, drejtesia shqiptare ende nuk disponon dosjen italiane me akuzat dhe provat ne ngarkim te saj. E arrestuara Manjola Prifti mbrohet nga kolegu i saj Arben Prifti, i cili ka kerkuar masen e sigurise 'detyrim paraqitje' për shkak të kujdestarisë së djalit të saj, të cilin e ka nga martesa me biznesmenin Fatmir Rama. 

VRASJA E MIRIT TE XHIKES
Sipas kërkesës për gjykim të prokurorisë, ngjarja e vrasjes së "Mirit të Xhikes" ka ndodhur më 29 mars të vitit 2003, të kompleksi "Kartodrom", në zonën e Lundrës. Mbrëmjen e kësaj dite, Fatmir Rama, i njohur si Miri i Xhikes, ishte nën shoqërinë e katër personave të tjerë në një nga tavolinat e kompleksit. Në këtë kohë, një breshëri arme zjarri është "derdhur" mbi këtë tavolinë. Për pasojë, u vranë tre persona, mes të cilëve edhe Fatmir Rama. Për këtë ngjarje prokuroria akuzoi drejpërdrejt të arrestuarin Lavdërim Tufa. Analiza gjenetike krahasuese e ADN-së së Lavdërim Tufës dhe një njolle gjak-pështymë të gjendur në një kapuç pranë vendit të ngjarjes, i ndau në dy grupe, me konkluzione të ndryshme, ekspertët e përcaktuar nga gjykata. Tre prej tyre arritën në përfundimin se mbetjet e ADN-së nuk përputhen me ADN-në e të akuzuarit Tufa. Pavarësisht kësaj gjykata e Tiranës, pak kohë më parë vendosi të dënojë me 20 vite burg Lavdërim Tufën. Ky i fundit nga momenti i arrestimit ka kundërshtuar, duke pretenduar se ai nuk është autor i vrasjes së Fatmir Ramës.
(sg/shqiptarja.com)