FIER - Altin Dauti është kryesuesi i listës së Aleancës Kuqezi në qarkun e Fierit. Në një intervistë për Shqiptarja.com ai tregon situatën dhe gjendjen e vështirë ku ndodhen sot qytetarët fierakë e sidomos naftëtarët, për të cilët premtimi i parë i tij është statusi i veçantë, ashtu si ushtarakët. Për Dautin, zgjedhja e Aleancës Kuqezi ka qenë një zgjedhje e menjëhershme, pse ajo është forca që nuk luan me çështjen kombëtare, siç mund të kenë bërë forca të tjera politike në këto 23 vjet.
Zoti Dauti ju jeni pjesë e Aleancës Kuq e Zi që nga formimi i saj dhe jeni përzgjedhur i pari kandidat në Qarkun e Fierit, me një backround të mirë në qytetin tuaj të lindjes. Pse zgjodhët AKZ-në?
Më ka bërë përshtypje që në fillim Aleanca Kuq e Zi, e cila u ngrit e vazhdon të jetë një parti e lëvizjes qytetare mbarëkombëtare, e para lëvizje në histori që i kaloi pritshmëritë, që nuk bën pazar me çështjen kombëtare siç ka ndodhur me politikën shqiptare në këto 23 vjet, e kjo është arsyeja që ne operojmë kudo, Shqipëri, Kosovë, Çamëri , Malin e Zi dhe kudo që jetojnë shqiptarët.
Ju vini nga një eksperiencë në një sektor shumë të rëndësishëm po aq dhe problematik për qytetin e Fierit, nga nafta, cili është programi juaj konkret në këtë drejtim?
Ne do të realizojmë brenda një afati të shkurtër, paisjen e naftëtarëve me një status të veçantë, ashtu siç e kanë ushtarakët, dhe këto nuk janë premtime elektorale. Unë si pjesë e këtij sektori, por edhe specialistët që bashkëpunojnë me ne në këtë fushë, janë marrë gjatë me shqyrtimin dhe përgatitjen e drafteve për statusin e naftëtarit. Unë kam punuar me ta, i njoh mirë vlerat dhe përpjekjet e tyre, punën e pakrahasueshme që ata kanë bërë që nga gjetja e resurseve e deri në prodhim, ndaj ata meritojnë respekt, por edhe shpërblim e sigurimin e një pensioni special është padiskutim pjesë e këtij statusi, madje ne kemi gjetur edhe hapësirat se nga do të sigurohen këto fonde.
Nga pikëpamja sociale cili është problemi më i madh në Qarkun e Fierit?
Problem tejet i rëndë që Aleanca Kuq e Zi premton se do të ndërhyjë menjëherë në zgjidhjen e saj, është ndotja mjedisore, e cila shkaktohet nga shfrytëzimi barbar i puseve. Këta bëjnë shpërthime nëntokësore duke shkatuar tërmete, të cilat kanë shkatërruar qindra shtëpi. Zona naftëmbajtëse, rezulton gjithashtu shumë e ndotur, edhe pse janë bërë disa përmirësime, por ndotja e ajrit me squfur e derdhjet e pakontrolluara vazhdojnë të kapin shifra alarmant kundrejt çdo norme të lejuar.
Ne do të detyrojmë shtetin që të ndërtojë një task forcë që do merret vetëm me probemin e ndotjes mjedisore, duke kontrolluar dhe ndërshkuar të gjithë ata që nuk respektojnë dhe nuk plotësojnë rregullat për të ulur normat e ndotjes. Ndërkaq do të frenohen shpërthimet nëntokësore pa kriter dhe do dëmshpërblehen një më një ata njerëz, shtëpitë e të cilëve janë krisur dhe janë ndarë në mes nga këto tërmete të shkaktuara nga dora e njeriut.
Si njohës i mirë i zonës na thoni një tjetër pikë tjetër të rëndësishme e programit tuaj?
Pjesë e rëndësishme e programit tonë është bujqësia e blegtoria. Duke qenë se 65-70 për qind e shqiptarëve i kanë lidhur interesat e tyre me këtë sektor, sepse Shqipëria është vend agrar kryesisht, vërejmë një primitivitet e mungesë teknologjie ndaj ne do aplikojmë futjen e teknologjive të reja në këtë sektor, do ti japim suporte fermerëve e blegtorëve duke i dhënë frymarrjen e munguar. Flitet për 42 mijë grante të cilat shteti shqipar i ka dhënë zhvillimit të këtij sektori.
Kudo që po shkojmë, fshat më fshat e derë më derë, nuk na rezulton një gjë e tillë pra fshatarët nuk kanë përfituar nga këto grante. Ne do të bëjmë një rishikim të mënyrës se si janë ndarë këto grante, e cilët kanë qenë përfituesit. Le të bëjmë një llogari të thjeshtë matematikore. Këta thonë se janë ndarë 42 mijë grante dhe në 2500 fshatra që ka Shqipëria, do të kishte nga 20 familje në çdo fshat që do të kishin përfituar. Por kjo është një tjetër gënjeshtër e turpshme, një tjetër tallje me njerëzit e thjeshtë e për më keq pasurimin në mënyrë abuzive të disa të tjerëve.
Në drejtim të arsimimit cilat janë strategjitë tuaja?
Shkolla është elementi bazë i formimi të njeriut, shumë e rëndësishme në ngritjen e formimin e tij ndaj ne do të rishikojmë të gjitha kreditimet e shkollave duke lënë në treg vetëm ato që kanë vlera reale dhe e dyta, pse jo e fuqizimin dhe rikthimin masiv të të rinjve drejt shkollave publike, sepse sektori privat po krijon problematika të mëdha në fabrikimin e diplomave pa limit.
Personalisht mendoj se arsimi duhet të jetë falas dhe publik dhe prioritet t’i jepet shkollave profesionale. Shqipëria vuan për specialistë të mirfilltë, hidraulik, teknik, agrnom, mekanik.... ndaj arsimit profesional duhet ti jepet prioritet parësor duke rritur aftësinë inividuale, e cila do japë produktivitet edhe në produktin e përgjithësm shqiptar si dhe favorizon të rinjtë të punësohen letësisht pas këtij arsimimi.
Po ngapikpamja urbanistike si e shihni Qarkun e Fierit?
Duhet të ketë një rishikim të planeve urbanistike në qarkun e Fierit, rimodelim të tyre.
Që do të thotë?
Që ka nevojë për kriimin e disa ambiente të reja brenda qyteteve të mëdha. Me këtë dua të them strukturimin e qendrës së qyteteve dhe krijimin e zonave pedonale ku aty të jenë të përqëndruara lokale, biznese, jeta e natës, pra të kthehen në rrugë multifunksionale, e kjo është një risi në zonë e cila do të sjellë një organizim më të mirë të qytetit.
Z.Dauti, sot drejtësia mbahet si një nga sektorët më të korruptuar në vend, ju si e shihni e si do e zgjidhni këtë problem?
Pse vetëm drejtësia është e korruptuar në Shqipëri??? Këtu të gjitha sistemet janë në dorë të keqe, ku korrupsioni po kthehet gati gati i ligjëruar, ku përpjekja e shtetit për ta ndalur është thuajse zero, sepse janë vetë ata që e ushqejnë këtë mekanizëm. Megjithatë ne do e ndryshojmë situatën duke ndërtuar një sistem drejtësie ndryshe, të shkëputur nga kontrolli politik.
E si mund të zgjidhet kjo?
Përzgjedhja e gjyqtarëve të lartë të mos kryhet nga parlamenti ku automatikisht kuptohen përzgjedhjet e preferencat, por të realizohet brenda sistemit gjyqësor ku vetë ata të jenë vendimarrës, madje mund të zgjidhen edhe nga populli, por kurrsesi nuk duhet të jetë politika që të japë kandidatura e ti zgjedhë ato. Në kontratën tonë me popullin shqiptar ne do të fusim për herë të parë në sistemin gjyqësor, konceptin e jurisë popullore, model ky i aplikuar nga shumë shtete. Me forcimin e gjyqësorit, do të eleminohet hendeku drejtësi-popull duke rritur besimin e tyre dhe duke garantuar një rend sa më të qetë që do të ndikojë menjëherë në përmirësimin e cilësisë së jetës.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print)16.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com