TIRANE- Deputeti demokrat i Qarkut të Dibrës, Bedri Hoxha konsideron se një nga faktorët e humbjes së thellë të PD-së në 21 qershor, ishin njerëzit e katapultuar e të vendosur në krye të skuadrave zgjedhore. Në një intervistë për “Shqiptarja.com” ai tha se emergjenca e PD-së është nxjerrja e përgjegjësive, ku, kushdo që nuk e ka bërë si duhet punën e tij, duhet të hapë rrugë për të tjerët. Sipas Hoxhës, përgjegjësi duhet të mbajnë të gjithë, duke përfshirë dhe ish ministrat e qeverisë “Berisha”.
Z. Hoxha, ju fituat dy bashkitë e qarkut Dibër për të cilat ishit përgjegjës, Matin dhe Klosin. Por në këto zona të djathta historikisht, ju humbët shumicën në këshillat bashkiakë. A do ta pengojë kjo mirëqeverisjen lokale të këtyre bashkive?
Po, Partia Demokratike i fitoi dy njësitë vendore Matin dhe Klosin dhe me këtë rast dua të falënderoj qytetarët e këtyre dy bashkive për mbështetjen dhe besimin që treguan për kandidatët tanë. Në Mat dhe në Klos fitoi ndershmëria, përkushtimi ndaj qytetarëve, fituan vlerat njerëzore. Qytetarët matjanë mundën të përballojnë shantazhin shtetëror, dhunën policore dhe presionin e vazhdueshëm për largime nga puna të punonjësve të sektorit shtetëror dhe privat. Ne humbëm shumicën e djathtë në këshillat bashkiake dhe kjo ishte e pritshme!
/Shqiptarja.com