TIRANE- Partia Demokratike paralajmëron protesta, bashkë me studentët, për kthimin e ligjit të Arsimit të Lartë. Në një intervistë për “Shqiptarja.com” anëtari demokrat i komisionit parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Luçiano Boçi akuzon mazhorancën se e çoi në Kuvend ligjin tinëz dhe shpërfilli jo vetëm kundërshtimin e opozitës, por njëherazi edhe propozimet e grupeve të interesit, trupës së pedagogëve dhe të senatit të Universitetit të Tiranës.