TIRANË - Ekspert i rrugëve dhe aksidenteve automobilistike Gëzim Hoxha e konsideron të parakohshëm koncesionin për vendosjen e Çipave në targat e makinave. Në një intervistë për “Shqiptarja.com” Hoxha shprehet se do të ishte më mirë që të ketë një sistemim të rrugëve dhe lejimin e shpejtësisë së lartë në qarkullim. Kjo do të kursente kohë dhe do të siguronte zhvillimin. Sipas tij dhe Gjermania ka zgjedhur këtë sistem.
Z.Hoxha, kompania private “Porta Saber Albania”, një shoqëri degë e një kompanie portugeze në Shqipëri, që ka bërë pajisjen me GPS të targave të automjeteve në Azerbajxhan, kërkon të huazojë këtë nismë dhe edhe në Shqipëri, duke pajisur çdo targë automjeti me GPS. Kjo nismë do zgjasë për 35 vjet në formën e koncesionit. Çfarë shije ju ka lënë kjo nismë sapo e keni dëgjuar?
Është nismë e parakohshme dhe mesa kam unë informacion nuk është e pëlqyer nga grupet e punës që punojnë për këtë propozim, por edhe nëse do të merrej mendimi në tërësi i qytetarëve do të ishin kundër.
Në dijeninë tuaj si do funksionojë ky projekt me GPS?
Sistemi që propozohet mendohet që të ketë një çip të vendosur në targën e automjetit dhe kur policia kërkon të dhëna për një automjet, mjafton t’ia drejtojë në pjesën e duhur dhe të dhënat dalin në ekranin e kompjuterit të shërbimit të policisë si; pajisja me siguracion i mjetit, certifikata e kontrollit teknik, matja e shpejtësisë etj.

(Skema si funksionon cipi ne targen e makines)
/Shqiptarja.com