Intervista/ Dalipi: Bashkia punë
dinamike, japim banesat sociale

Intervista/ Dalipi: Bashkia punë<br />dinamike, japim banesat sociale
TIRANE - Ditën e enjte këshilli bashkiak do miratojë nismën e kryebashkiakut Erion Veliaj, për të shpërndarë banesat e para sociale të bllokuara prej 4 vitesh. Duke folur për mikrofonin e A1 Report, kryetari i këshillit bashkiak Aldrin Dalipi sqaron disa nga vendimet e rëndësishme që do merren ditën e enjte, duke filluar me zgjidhjen e problemit të banesave sociale dhe buxhetet e gjithë njësive .

Për Dalipin ndër sfidat kryesore që ka bashkia Tiranë në drejtimin e Veliajt, janë pastrimi, shërbimi urban apo edhe shtimi hapësirave të gjelbra. 

Pyetjes se cilat janë përshtypjet e para nga puna e kryetarit të ri të bashkisë, Dalipi thotë se ritmi është më dinamik dhe kjo duket edhe nga mbledhja e këshillit e cila zhvillohet në një muaj pushimi, sic eshte gushti.

Cfarë pritet të ndodhë në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak të Tiranës ditën e enjte? 
Kjo është mbledhja e parë e këshillit bashkiak të Tiranës pas ndarjes së re territorriale. Këshillit do t’i duhet të marrë disa vendime të rëndësishme për taksat, buxhetin dhe tarifat. Integrohet buxheti i njësive që janë pjesë e bashkise së Tiranës, buxheti i 24 njësive integrohet në një dokument, që do të jetë buxheti i bashkisë së Tiranës. E njëjta gjë dhe më taksat dhe tarifat që do të bashkohen në një dokument që të ketë vazhdimësi, që qytetarët mos të kene ndërprerje të shërbimeve që kanë nevojë. Kemi dhe një vendim të rëndësishëm për banesat sociale, ku kryebashkiaku Veliaj, ka paraqitur projektin e parë ku do të jenë 242 qytetarë që do të përfitojnë, për të kaluar më tej me fazën e dytë ku do të përfitojnë invalidët, familje rome etj. Apo edhe qytetarë të tjerë që s’kanë patur mundësi të përfitojnë për shkak të procedurave. Pra do tu krijohet mundësia këtyre personave , që më parë nuk mund të përfitonin për shkak të procedurave të përfitojnë në një fazë të dytë që përmbyllet besoj në nëntor. Këshilli gjithashtu pret edhe një vendim që do e paraqesë kryebashkiaku Veliaj, ku do të miratohet edhe një fonde ndihme që do shkojë për familjet e dëmtuara në Tetovë të Maqedonisë si pasojë e përmbytjeve. 

Cilat janë përshtypjet tuaja për punën e kryebashkiakut Veliaj, në krye të Bashkisë në këto ditë ?
Ne jemi në një punë intensive, fakti që këshilli po mblidhet kaq shpejt do të thotë se ritmi i punës është dinamik intensive. Kemi patur dhe prezantimin e administratorëve të rinj, që do kenë rolin e tyre. Në si këshill japim mbështetjen tonë, ku edhe këshilltarët tanë do të jenë në zona të ndryshme për t’ju përgjigjur ritmit të ri të bashkisë, për t’ia lehtësuar punën kryebashkiakut dhe stafit të tij.

Bashkia Tiranë përballet me shumë sfida, cilat besoni se janë më të rëndësishme?
E rëndësishme është që ne si këshill të jemi të përgjegjshëm për vendimet që marrin, por të kemi edhe një dialog politik dhe qytetar pa komplekse mes opozitës dhe mazhorancës, në mënyrë që sfidat që sapo kanë filluar si pastrimi Tiranës, projektet për shërbimit urban, apo me cështjen e derdhjes së mbeturinave në lumenjtë, ku kryebashkiaku ka bërë thirrje të ndalojnë pasi dëmtohet rëndë ambient dhe investimet. E rëndësishme është të jemi në një linjë për të ndihmuar punën e kryebashkiakut. Por edhe vendimmarrja të jetë e përgjegjshme, në mënyrë që të ketë zhvillim në Tiranë por edhe të rritet cilësia e jetës, me projekte jo afatshkurtër por afatgjata.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori

Rusia: Ballafaqimi me Perëndimin është i pashembullt në histori