Vendimet që do të marrin Gjykatat shqiptare nuk do të publikohet të plota për publikun, pavarësisht nëse bëhet fjalë për një vrasës apo për një person që dënohet për ngacmime seksuale.

Një projekt i Komisionerit për Mbrojtjen e Privatësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë parashikon që të publikohet vendimi por jo emri i personit të dënuar. Këtë fakt e konfirmon për Report Tv komsioneri Besnik Dervishi i cili thotë se nga publikimi i emrit cënohet privatësia.

"Ne nuk kemi urdhëruar mos publikimin e vendimeve gjyqësore. Natyrisht në kuadër të trancparencës të gjitha vendimet gjyqësore duhet të bëhen publike. Problemi është në ( adominizimin ) e të dhënave personale dhe se kush janë të dhënat personalë janë të specifikuara në ligj. Fillojnë që nga emri, datëlindja dhe gjithë të tjerat pra ato që e bëjnë të identifikueshëm një person por ajo që është më e rëndësishme është ndërgjëgjësimin e vet qytetarëve që ta ushtrojnë këtë të drejtë këtë të drejtë thëmelore të njeriut."-tha Dervishi

Gjithashtu Dervishi thekson se ka patur shumë raste kur persona të cilët janë dënuar nga Gjykatat janë ankuar më pas të Kosmioneri për Mbrojtjen e të dhënave Personale.

Sipas tij në shumë raste Gjykatat janë urdhëruar të heqin vendimit për shkak se personave u cënohen privatësia dhe të dhënat e tyre shpërndahen me shpejtësi.

Redaksia Online
( s.m/Shqiptarja.com )