Intervista/ Dorëheqja, flet Artur
Bushi: Ja çfarë më kërkoi Rama

Intervista/ Dorëheqja, flet Artur<br />Bushi: Ja çfarë më kërkoi Rama
Kryetari socialist i Bashkisë Krujë mohon në mënyrë kategorike dhënin e dorëheqjes për shkak të akuzave të opozitës për precedentë penalë në Itali. Në një intervistë për Shqiptarja.com, ai shpjegon se do të ushtrojë deri në fund detyrën që i ka besuar sovrani, dhe nuk i është kërkuar në asnjë rast dorëheqja.
 
Z. Bushi, a keni planifikuar dhënien e dorëheqjes nga posti i kryebashkiakut të Krujës për shkak të akuzave të opozitës për probleme penale në të shkuarën tuaj?   
Është vijim i të njëjtit qëndrim që ka bërë opozita edhe në 2013, e ka vazhduar edhe kur kam qenë deputet, e kanë trumbetuar edhe kur kam qenë gjatë fushatës, dhe vazhdojnë me të njëjtën histori. Unë kam dokument të Ministrisë së Drejtësisë Italiane, që jam pa asnjë lloj precedenti penal. Dhe nuk kam asnjë çështje që të jetë në hetim e sipër. Këto dokumente unë i kam në dispozicion për këdo, madje edhe me data të rifreskuara, dhe me vulën e Prokurës në fjalë. Unë i kam të gjitha dokumentet në rregull, madje edhe me projektligjin që sot ka paraqitur qeveria shqiptare për dekriminalizimin, unë nuk prekem në asnjë prej pikave të parashikuara.
 
I qëndroni bindjes se keni prova për pastërtinë tuaj penale?
Përderisa unë jam i padënuar dhe nuk ka asnjë hetim në proces në emrin tim në asnjë shtet të botës, opozita le të vijojë të hedhë baltë, unë jam i qetës. Opozita ka të drejtën e fjalës, por ato media që abuzojnë në këtë drejtim, duhet të konsultohen me dokumentet e dëshmisë së penalitetit që unë kam. Unë nuk kam ndërmend të jap dorëheqjen, por e kam ndërmend të përkushtohem për të përmbushur këtë përgjegjësi të madhe që më ka dhënë populli në krye të Bashkisë Krujë.
 
Z. Bushi, a ju ka kërkuar në ndonjë rast kryeministri Rama që të jepni dorëheqjen?
Mohoj në mënyrë kategorike që kryeministri të më ketë kërkuar të jap dorëheqjen. Kryeministri mua më ka kërkuar vetëm një gjë: të lutem shumë më sill projekte zhvillimore për Krujën që ne të bëjmë punën tonë
 
*Shkrimi u botua ne gazeten Shqiptarja.com (print) data 17 shtator 2015

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe