INTERVISTA/ Shefqet Kastrati: Investimet tona në rritje, ndikim pozitiv në ekonominë e vendit dhe mundësi punësimi për të rinjtë

INTERVISTA/ Shefqet Kastrati: Investimet tona në rritje, ndikim pozitiv në ekonominë e vendit dhe mundësi punësimi për të rinjtë

Presidenti i grupit të kompanive Kastrati, z. Shefqet Kastrati, në një intervistë për revistën Monitor, ka treguar prioritetet e zhvillmit të mëtejshëm të grupit. Kastrati Group përveç sektorit të energjisë ka diversifikuar portofolin e industrive në të cilat operon edhe në sektorët e aviacionit, ndërtimit, turizmit dhe sigurimeve.

Z. Kastrati, ka theksuar në intervistën e tij suksesin e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA). “Deri në gusht, aeroporti priti 7.3 milionë pasagjerë - një rritje prej 56% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas treguesve, parashikohet që deri në fund të vitit, të kalojë 10 milionë, një moment historik që nënvizon rolin e aeroportit si një qendër rajonale udhëtimësh.”

Z. Kastrati ja atribuon këtë sukses jo vetëm investimeve strategjike, por edhe punës së ekipeve të kompanive dhe grupit. "Burimet tona njerëzore janë një nga asetet tona më të mëdha, Ekipi ynë, me mbi 4000 punonjës është padyshim pjesa më e rëndësishme e suksesit të Grupit Kastrati. Rrugëtimi ynë që prej fillimit, drejt transformimit në një nga kompanitë më të mëdha në vend ka qenë i jashtëzakonshëm falë punës dhe përkushtimit të stafit, duke u bazuar në vlera që kanë domethënie për grupin tonë: integritet, inovacion dhe frymë grupi. Shqipëria ka profesionistë të talentuar dhe ne jemi përpjekur të afrojmë pjesën më të madhe të tyre, duke qënë sa më konkurrues në sektorët ku operojmë. Kastrati Group ka investuar gjithashtu edhe në zhvillimin profesional të punonjësve, përmes trajnimeve dhe kurseve profesionale.”

Kompania po rrit praninë e saj në sektorin e turizmit, me investime të konsiderueshme në dy projekte hotelesh të profilit të lartë: Hyatt Regency dhe Hilton Tirana. Këto nisma synojnë të rrisin kapacitetet e mikpritjes në Shqipëri dhe të tërheqin më shumë vizitorë ndërkombëtarë. Ndërkaq, grupi ka investuar edhe jashtë kufinjve në drejtimin e hotelerisë, duke investuar në Miami të SHBA.

“Ne jemi zgjeruar edhe jashtë vendit duke investuar në blerjen e një hoteli prestigjoz në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për ne ishte shumë e rëndësishme të vendosnim një emër shqiptar. “Dua Hotel Miami”, tashmë renditet ndër emrat më të mëdhenj të hotelerisë në një nga qendrat botërore të Turizmit.  Zgjerimin në Miami e konsiderojmë si fillimin e investimeve tona të rëndësishme jashtë vendit dhe një mundësi për rritjen e mëtejshme të grupit.” tha z. Kastrati.

Sipas z. Kastrati një fushë tjetër ku grupi do të fokusohet është edhe energjia e rinovueshme, në përputhje me tendencat globale të qendrueshmërisë dhe objektivat mjedisore të vendit.

“Ndërsa Shqipëria i afrohet anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Kastrati Group vijon me planet afatgjata të investimeve në Shqipëri, si një treg i sigurt dhe me stabilitet. Ky vizion premton të nxisë edhe më tej rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës, veçanërisht për të rinjtë.”

S.G//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI