TIRANE- Kur janë bërë 14 vite nga masakra e 21 janarit 2011, kur shteti vrau qytetarët e tij, për Zef Brozin, ish kreu i Gjykatës së Kasacionit në fillimvitet ’90, thotë është zhgënjyese që ende flitet për vendosjen e drejtësisë.
Në një intervistë ekskluzive për Report Tv, Brozi thotë se SPAK duhej t'i kishte dhënë fund pandëshkueshmëria dhe padrejtësisë për 21 janarin duke marrë të pandehur Sali Berishën.
“Do dëshiroja që të mos kishim nevojë për një intervistë lidhur me 21 janarin, mund të kishim nevojë thjesht për të kujtuar e nderuar ato dëshmorë të demokracisë. Ne Po flasim sot se pikërisht drejtësia shqiptare nuk ka folur.... Nuk kam heshtur dhe s’do hesht derisa drejtësia për 21 janarin të shkojë në vend, derisa kryepërgjegjësi, kryeorganizatori i atij krimi të shëmtuar, i pengimit të demokracisë, manipulimit të provave dhe fals, alibive të çmendura, Sali Berisha të shkojë të përgjigjet në emër të ligjit dhe drejtësisë. Akoma flasim se drejtësia po hesht, përsëri duket se akoma ka prokurorë e gjyqtarë që vazhdojnë të mbrojnë krimet e Berishës”
Brozi vlerësoi Dumanin dhe SPAK, por në intervistën për gazetarin Denis Minga në Report Tv, Brozi nuk e fshehu zhgënjimin që ende për 21 janarin nuk ka vendimmarrje.
“Provat më të forta për kurajon dhe integritetin e SPAK do ishte 21 janari, Gërdeci, grushti i shteti i 1998, 1997-a, disa krime ku shteti ishte autori direkt apo indirekt i këtyre krimeve. Prandaj SPAK duhej me prioritet të hetonte këto çështje.... SPAK duhet të na kishte dhënë njoftimin se e ka marrë Berishën si të pandehur për 21 janar, jo të na japë se po vazhdon hetimet”
Në fund edhe një mesazh për të gjithë shqiptarët për Berishën dhe fatin e Shqipërisë.
Trushplarët që i shkojnë pas Sali Berishës, le ti thërrasin mendjes. Nëse duan veten e tyre, nëse duan të ardhmen e tyre, nëse duan familjen e tyre të mos manipulohen, të mos gënjehen me paratë miliona që ka Sali Berisha. Prandaj shpëtojeni Shqipërinë nga neo-diktatori Sali Berisha"
Lajmi kryesor:
Zef nuk je mire...Berisha eshte ne opozite....te paskan ikur pellumbat....
PërgjigjuPse nuk e fusin brenda me kaq shume denoncime!!!
Përgjigju