EKSKLUZIVE/ Zëdhënësja e KE, Pisonero për Report TV: BE pro nismës 'Ballkani i Hapur', tregu rajonal i rëndësishëm, ndihmon për integrimin

Shqipëria, Maqedoni E veriut dhe Serbia kanë rënë dakord për iniciativën Ballkani i Hapur, për të krijuar një Ballkan pa kufi, për transportin e mallrave dhe për lëvizjen e lirë të njerëzve, bazuar pikërisht në liritë e Bashkimit Evropian, duke ofruar një pamje sesi do të jetë e ardhmja e tyre në BE.

Por për të folur më shumë në lidhje me këtë iniciativë dhe sesi perceptohet nga Bashkimi Evropian, ne kemi kontaktuar me Zëdhënësen e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim Ana Pissonero.

Në një intervistë ekskluzive për Report Tv, zëdhënësja e Komisionit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Ana Pisonero u shpreh se Bashkimi Evropian mbështet nismën "Ballkani i Hapur" dhe shpresojnë arritjen e dakordësi edhe me tre vendet e tjera, të cilat ende nuk i janë bashkuar nismës, për të respektuar parimisht atë çfarë ishte rënë dakord në Samitin e Sofjes për një treg të përbashkët rajonal. Pisonero u shpreh se në këtë mënyrë vendet e rajonit do të jenë më afër BE dhe se procesi i anëtarësimit do të lehtësohet ndjeshëm.

Gazetarja: Zonja Pisonero, fillimisht faleminderit që pranuat të flisnit për Report TV.

Ana Pisonero: Shumë faleminderit që më ftuat.

Gazetarja: Zonja Pisonero besoj se keni dëgjuar shumë kohët e fundit për Ballkanin e Hapur. Çfarë mendoni ju për këtë iniciativë?

Ana Pisonero: Ne e mirëpresim iniciativën e liderëve për forcimin e bashkëpunimit rajonal, në disa nga elementët më të rëndësishëm edhe në perspektivën evropianë të Ballkanit Perëndimor dhe pjesë integrale e procesit të stabilizim-asocimit. Ne e kuptojmë nevojën për të ecur përpara, por në të njëjtën kohë është e rëndësishme që nisma të jetë gjithëpërfshirëse për të gjitha vendet e Ballkanit. Në këtë aspekt është e rëndësishme që vendet të arrijnë të ecin para dhe të krijojnë një treg të përbashkët rajonal, një angazhim i ndërmarrë nga të 6 liderët ballkanik në Samitin e Sofjes, vjeshtën e kaluar. Ne po sjellim investime të mëdha në rajon nëpërmjet Planin ekonomik dhe Investimeve, tani është koha për rajonim që t’i përdorë ato në formën e duhur duke përdorur në maksimum të gjitha potencialet e veta ekonomike dhe në të njëjtën kohë të themelojnë një treg të përbashkët rajonal.

Gazetarja: Zonja Pisonero, çfarë prisni ose çfarë parashikoni se mund të arrihet nga kjo marrëveshje? Ose cilat mund të ishin fitimet më të mëdha të vendeve të Ballkanit nga kjo iniciativë?

Ana Pisonero: Bashkëpunimi rajonal përbën një aspekt tejet të rëndësishëm në perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe është një pjesë integrale e procesit të stabilizim-asocimit. Ne e mirëpresim iniciativën për më shumë bashkëpunim rajonal, por për atë arritur përfitime maksimale duhet që ajo të jetë gjithëpërfshirëse, ashtu siç liderët ranë dakord në Samitin e Sofjes për krijimin e tregut të përbashkët rajonal.

Gazetarja: Zonja Pisonero Zoti Rama, Vuçiç dhe Zaev kanë bërë thirrje për vendet e tjera të Ballkanit si Bosnje-Hercegovinën, Kosovën dhe Malin e Zi, për t’iu bashkuar kësaj nisme, por deri tani të tre vendet kanë refuzuar. Çfarë mendon Bashkimi Evropian në lidhje me këtë qëndrim?

Ana Pisonero: Siç e thashë edhe më parë, e kuptoj totalisht nevojën për të ecur përpara dhe në të njëjtën kohë përfshirja e të gjitha vendeve të Ballkanit vazhdon të jetë thelbësore. Ne e mirëpresim faktin se të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor kanë rënë dakord për një plan veprimi ambicioz për të krijuar një treg të përbashkët rajonal, bazuar në katër liritë e tregut të përbashkët evropian. Pra të lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve, kapitaleve dhe njerëzve, bazuar gjithmonë në rregullat dhe standardet e Bashkimit Evropian. Ne i inkurajojmë të 6 vendet të vazhdojnë në këtë rrugë.

Gazetarja: Zonja Pisonero, A do të jetë Bashkimi Evropian pjesë e kësaj iniciative apo thjesht do ta mbështesë nga jashtë pa u përfshirë?

Ana Pisonero: Ajo që mund të të them është se ne po sjellim shumë mundësi investimesh në rajon, nëpërmjet planit ekonomik dhe investimeve . ajo çfarë mendojmë ne është se ka ardhur koha për rajonin t’i përdorim ato si duhet dhe të përdorin të gjithat mundësitë që ky plan mund të sjellë, sigurisht një ndër to edhe krijimin e një tregu të përbashkëta rajonal bazuar në rregullat e Bashkimit Evropian.

Gazetarja: Bazuar në Planin e Investimeve, cili është hapi i radhës i BE-së në rajon? Cilat janë investimet më të mëdha të planifikuara për vitet e ardhshme ?

Anna Pisonero: Sigurisht nga këndvështrimi jonë është tejet e rëndësishme dhe duam të mbështesim rajonin për në procesin e integrimit evropian. Dhe siç e the edhe ti ne kemi aktivizuar një plan ekonomik të investimeve që mund të aktivizojë deri në 30 miliardë euro  për rajonin, në formën e granteve dhe dhënien e huave me kosto të përshtatshme dhe kjo do të ndihmonte në zhvillimit afatgjatë të rajonit, për të krijuar le të themi kushtet e përshtatshme për integrim në BE. Ky plan synon të forcojë bashkëpunimin mes vendeve dhe BE-së për të arritur integrimin rajonal, kapitalin njerëzor dhe gjithashtu aftësitë konkurruese në rajon e cila do të nxitë zhvillimin ekonomik të brendshëm dhe sigurisht ne do të ndihmojmë me tranzicionin Green dhe digjital, të cilat mendojmë se është një nga elementët thelbësorë të Rimëkëmbjes së Rajonit. Ky plan është pjesë integrale e Bashkimit Evropian për të mbështetur vendet e rajonit në rrugën e integrimit evropian, e cila sigurisht që sjell përfitime për të dyja palët edhe BE-në edhe vendet e Ballkanit. Ne gjithashtu shpresojmë të bëjmë progres edhe në rrugën e integrimit.

Gazetarja: Këtu do të doja të qëndroja pak sepse besoj se të gjithë shqiptarët duke përfshirë edhe veten në këtë grup, sa mendoni se Open Balkans do të ndihmojë vendet në rrugën e integrimit? Sepse gjendemi në një fazë kur data për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare ka ngelur në vend dhe nuk mund të marrim një datë. A mendoni se do të ndihmojë në këtë rrugë?

Ana Pisonero: Një nismë e suksesshme e bashkëpunimit ekonomik rajonal do të ndihmojë në rrugën e integrimit ekonomik evropian të rajonit drejt tregut të përbashkët ekonomik. Qëllimi final që është hapja e negociatave , sigurisht që nuk ka ndryshuar dhe marrëveshja e arritur mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor për të krijuar një treg të përbashkët rajonal duhet të sjellë rajonin në të njëjtën linjë me tregun e përbashkët Evropian, sepse  sigurisht ai do të jetë i bazuar në rregullat e BE-së. Kjo do të ndihmonte ata, para se të bëheshin pjesë e Bashkimit Evropian dhe sigurisht që kjo do të ndikonte në përshpejtimin edhe të procesit të negociatave. Siç e përmenda edhe plani jonë investimeve është pjesë integrale e mbështetjes sonë për rajonin, në rrugën e tyre të integrimit, dhe dua ta theksoj sërish se kjo do të sillte përfitime për të dyja palët.

Gazetarja: E di se premtova se nuk do të pyes por do të doja të dija a do të mund të kemi një datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë deri në fund të viti apo duhet të presim pak më shumë?

Ana Pisonero: Siç e dini ky është një vendim që merret nga Këshilli. Këshilli nuk ka marrë ende një datë, sepse nga ana jonë, komisioni Evropian ne jemi shumë të qartë , për ne Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut  e meritojnë dhe që duhet të ecim përpara në integrimin evropian. Ne urojmë mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare sa më parë të jetë e mundur.

Gazetarja: Zonja Pisonero faleminderit për idetë dhe mendimet e tua dhe shpresoj që shumë shpejt mund të lidhemi sërish për të marrë një lajm të mirë për Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ana Pisonero: Shpresoj të njëjtën gjë. Shumë faleminderit!

I.K/a.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja