Intervista/ Ergys Shahu flet për muzikën dhe Xhulin e Big Brother: Ja 'historia' jonë e dashurisë…

Intervista/ Ergys Shahu flet për muzikën dhe Xhulin e Big Brother: Ja 'historia' jonë e dashurisë…

Ergys Shahu dhe Xhuli e Big Brother

Ju kujtohen këngët "Kam mall për ty", "Për ty çmendem"?! Këto këngë dhe disa të tjera kanë qenë padyshim në playlistat e viteve 2011-2012. Autori i teksteve dhe këngëve është Ergys Shahu. Ergysi është marrë gjithmonë me muzikë, tekstet i shkruan vetë, muzikën e bën vetë. Ergysi është një nga personazhet e showbizz-it që ndihmon dhe artistë të tjerë dhe shkruan tekste për ta.

Sot në nje intervistë për "Shqiptarja.com", Ergysi na tregon gjithçka që nga fillimi, si nisi të merret me muzikë, vështirësitë në tregun muzikor në Shqipëri, projektet muzikore me të cilat është angazhuar dhe “qershia mbi tortë”: jeta personale!

Intervista e plotë:

Ergys jeni marrë me muzikë prej shume vitesh. Si kanë qenë këto vite karriere për ty?

Po është e vërtetë, kam shumë vite që punoj, më saktë nëntë vite dhe kënga e parë ka qenë "Mos harro". As vetë se di si kanë ikur, unë akoma jam më studio dhe punoj çdo ditë, pavarësisht se ka qenë dëshira ime të mos kem dalje të shumta në treg.

Ka shumë njerëz që të mbajnë mend akoma me këngën "Kam mall për ty", ke ndërmend t'u kthehesh edhe njëherë atyre këngëve, për të sjellë një remix, ose për t'i rikthyer me ndonjë video klip?

"Kam mall për ty" besoj e ka bërë të veten, të gjithë më njohin nga ajo këngë, kështu që do e lija me kaq, të mbahet mend ashtu siç ka dalë dikur.

Ke marrë pjesë edhe në konkurse të ndryshme muzikore, si në "Këngën Magjike", ashtu edhe në "Top Fest", ku je ndjerë ti më i vlerësuar? A ka Shqipëria konkurrencë të pastër në festivale te tilla muzikore?

Në asnjë festival, nuk vlerësohesh asnjëherë ashtu siç e meriton!

Ndihesh më i vlerësuar kur publikon një klip apo kur bëhesh pjesë e konkurimeve të tilla?

Kur publikoj një klip ose një këngë. Kam shumë fansa të zjarrtë dhe sa herë që nxjerr një klip marr mesazhe të shumtë që më japin kurajo të vazhdoj.

Pjesa më e madhe e këngëve janë për dashurinë, ke ndonjë motiv të veçantë që bën balada dhe muzikë të tillë, pasi dimë që edhe tekstet i shkruan vetë?

Më pëlqen të bëj balada pasi jam rritur me to dhe aty gjej veten. Jo çdo këngë ka të bëjë me jetën time, marr frymëzim të shumtë nga miqtë dhe situata të ndryshme.

Meqë jemi te dashuria do na sqarosh pak historinë me Xhulin e BB2, si mbaroi aq papritur? Nga momentet që ajo rrinte gjatë gjithë kohës me ty, të shoqëronte nëpër koncerte, u ndatë dhe u shpreh shumë e zhgënjyer nga ti...

Me Xhulin s'kam pasur asgjë, ka qenë thjesht një shoqëri, kemi pasur miq të përbashkët dhe kaq.

Aktualisht ka ndonjë femër në jetën tënde?

Për momentin jo, jam i fokusuar në studio, muzikë dhe shoqëri.

Shumë këngë i ke në bashkëpunim me England Daçin, çfarë ju lidhi ju të dyve?

Na ka lidhur miqësia, mendimet, jemi nga i njëjti vend dhe përshtatemi në muzikë.

E ruani ende miqësinë, do sillni sërish ndonjë bashkëpunim, pasi kemi vënë re që ai është shkëputur?

Po, jemi shume miq të mirë. Po ku i dihet ndoshta do sjellim diçka të re bashkë.

Të flasim për ndonjë gjë pikante, cila mendon se është femra më seksi e showbizzit shqiptar?

Elvana Gjata është shumë e kompletuar.

Me cilën nga femrat e showbizz-it shqiptar do shkoje në shtrat?

Se di, i shoh më tepër me syrin artistik dhe nga ana artistike se kam menduar ndonjëherë.

Si ka ndryshuar marrëdhënia jote më femrat gjatë këtyre viteve? E ke më të lehtë sot të joshësh një femër?

Me femrat situata është e njëjtë, jam me fat te kjo pjesë. Jam i dashur nga femrat dhe unë mundohem ti respektoj. Çdo gjë është në rregull, vazhdojnë të më duan dhe ndoshta tani akoma më shumë.

Kë vlerëson nga këngëtarët shqiptarë?

Vedat Ademin e pëlqej shumë si artist.

Siç është vënë re në vitet e fundit, ka një tendencë për të pasur sa më shumë klikime në një kohë shhë të shkurtër, ti ke blerë ndonjë klik?

Absolutisht jo dhe kjo gjë vërtetohet, mjafton t'u hidhni një sy këngëve të mia në "Youtube", nuk mendoj se janë klikimet ato qe e bëjnë artistin.

Ti ke kaluar dhe një periudhë të dhimbshme, ke pësuar një aksident në muajin tetor vitin që shkoi, si e përjetove, si ndodhi?

Në fakt nuk dua të flas për këtë përiudhë. Nuk më pëelqen as ta kujton, e kam ende si traumë vetëm kur e mendoj edhe sot. Është gjëja më e keqe që mund të të ndodhë. S'ja uroj askujt këtë!

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje