Intervista/Fleckestein:Largimi i
të inkriminuarve,çështje parimi

Intervista/Fleckestein:Largimi i<br />të inkriminuarve,çështje parimi
TIRANE - Një nga negociatorët e marrëveshjes mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, që u pasua me kthimin e opozitës në Parlament, Knut Fleckenstein në një intervistë për Shqiptarja.com, nënvizon se shmangia e kandidatëve me precedentë penalë është më shumë një çështje parimesh sesa një çështje marrëveshjeje.  Ndaj ai kërkon që “janë edhe kualifikimet profesionale të kandidatit, përkushtimi social, si edhe integriteti personal që kanë rëndësi”.

Intervista e plotë
Në dhjetor ju ishit një nga negociatorët për marrëveshjen mes opozitës dhe mazhorancës, por sot pas disa muajsh një nga pikat e marrëveshjes siç ishte dekriminalizimi ende nuk është përmbushur edhe pse ishte përcaktuar qershori si afat, a keni një koment mbi këtë ?
Pres që partitë politike të vazhdojnë të punojnë për marrëveshjen dhe uroj që çështjet e mbetura të adresohen dhe të zgjidhen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Si e shihni kërkesën e opozitës drejtuar mazhorancës në lidhje me dekriminalizimin e listave zgjedhore të kandidatëve që garojnë në zgjedhjet e 21 qershorit ?
Të gjitha partitë politike ia kanë për detyrim qytetarëve të mos paraqesin kandidatë që nuk plotësojnë kushtet e përfaqësimit si kryetarë bashkie, apo edhe këshilltarë bashkiake. Personalisht, e kam të vështirë të pranoj që kandidatë me të shkuar kriminale të mund të përfaqësojnë popullin shqiptar. Shmangia e kandidaturave të tilla në garën për zgjedhjet vendore është më shumë çështje parimesh, sesa çështje marrëveshjesh të shkruara.  

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot