INTERVISTA/ Gianni De Biasi
arkitekti italian i ëndrrës shqiptare

INTERVISTA/ Gianni De Biasi<br />arkitekti italian i ëndrrës shqiptare
Gianni De Biasi ka marrë drejtimin e Shqipërisë në dhjetor të vitit 2011-të pas një eksperience jo të mirë tek Udinese. Që nga ajo periudhë italiani është në stolin e kuqezinjve ku arriti edhe kualifikimin historik për në Euro 2016. Në një intervistë ku flet edhe për fushatën e radhës kualifikuese Rusi 2018, De Biasi rrëfen të ardhmen.

Pse firmose me Shqipërinë,përse e pranove sfidën?
Në stolin e Shqipërisë u ula pas eksperiencës me Udinesen, aventurë të cilën e mbylla brenda pak muajsh pa pasur kohë të tregoja diçka. Në Itali një trajner nuk ka kohë të punojë dhe të menaxhojë situatën. Më pas u ula në stolin e Shqipërisë sepse doja një sfidë dhe një aventurë të vështirë gjë që e kisha provuar edhe më parë.

Çfarë situatë gjete në fillim. E mendoje se do të arrijë deri këtu?
Situata në fillim ishte e komplikuar sepse skuadra në fillim kishte një model të vjetër dhe pa kualitete. Në mendjen time është diçka,nëse e dëshiron shumë një gjë mund ta arrish.

Cilat janë cilësitë më të mira të Kombëtares ?
Kemi një grup shumë të fortë. Në të gjithë mendojmë në të njëjtën mënyrë: ’Së bashku mund të bëjmë gjëra të mëdha”. Kemi bërë hapa përpara në të gjitha aspektet: teknike, taktike dhe menaxhojmë shumë më mirë topin gjë që nuk bëhej më parë.

E kishit menduar se do kualifikoheshit për në Francë 2016?
Jo,askush nuk e priste, as tifozi më i zjarrtë.

Cilët janë lojtarët më të mirë të Shqipërisë?
Mendoj se asnjëri nuk është më i mirë se tjetri. Skuadra vjen mbi të gjitha.

Cilët janë objektivat për Euro 2016?
Të fitojmë kampionatin Europian (qesh). Që të jemi serioz objektivi është ai që të bëjmë maksimumin e mundshëm.

Do të jetë i mundur kualifikimi edhe për Botërorin 2018?
Nuk e di. Vështirësitë janë të mëdha pasi kemi në grup Spanjën dhe Italinë.

Sa rrezikoni kur Kosova të pranohet në Uefa e Fifa?
Gjysma e lojtarëve të skuadrës sonë janë kosovarë të cilët kanë zgjedhur të luajnë për Shqipërinë. Ata kanë zgjedhur me vullnetin e tyre të lirë sepse janë shqiptarë. Edhe pasi të njihet Kosova në Fifa askush nuk do të largohet nga Kombëtarja. Ne kemi një akord me vëllezërit kosovarë që ata që luajnë aktualisht me Shqipërinë nuk do të thirren nga Kosova.

Cilat janë ambiciet tuaja për të ardhmen?
Sfidat personale janë në stilin e jetës sime dhe sfidën në Shqipëri e kam fituar vetëm në pjesën e parë. Pastaj ,patjetër që kam ambicie dhe shpresoj që një ditë të më japin mundësinë të drejtoj një skuadër ose kombëtare të madhe.

Fjala e fundit: Kurrë mos thuaj kurrë (në të gjitha senset)

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të