Intervista/ Gjinushi: Impulse të
reja Transportet dhe Drejtësia

Intervista/ Gjinushi: Impulse të<br />reja Transportet dhe Drejtësia
Kreu i PSD-së Skendër Gjinushi kritikon punën e dy ministri të drejtuar nga LSI. Në një intervistë për Report Tv i pyetur mbi kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim për ndryshime në qeveri, Gjinushi kërkoi më shumë impulse nga Ministria e Drejtesise dhe ajo e Transporteve, dy ministri qe drejtohen nga LSI, ndërsa vleresoi si të suksesshme punën e Ministrisë së Brendshëm dhe atij të Energjitikës

"Janë disa sektorë që kanë lëvizur për mirë janë bërë mjaft punë të mira duke nisur nga policia nga KESHI nga të tjera. Po të jetë për impuls rrugët duan impuls, drejtësia psh është më e gozhduara për specifikën që ka sepse është në konlfikt me KLD dhe janë bërë të papajtueshme në një farë mase atëherë aë atje patjetër duhet dhe faktikisht ka dalë në plan të parë reforma në drejtësi:-tha Gjinushi
 
Per kreun e PSD-se ndryshimet jane gjithmone pozitive , por jane te parendesihme nese behen per perplasje lobesh apo preferencash. Ai nenvizoi se impulse e reja mund te vijne edhe duke ndryshuar qendimi ne ministrave aktuale. Nderkohe kreu i PSD-se deklaroi ne intervisten e tij per Report TV se ka nje pakt mes Rames e Metes per te mos prekur ish-kryeministrin Berisha. 

 “Po edhe unë do e luftoj korrupsionin po përveç ktija mbaroi ajo punë.Ty s të prekim për ty kemi rrepekt jo vetëm si kërkon dot llogari Berishës por ai të kërkon. Heshtazi është pranuar dhe nga Rama dhe nga Meta të cilët i thonë fol sa të duash mirpo ajo krijon një imunitet për të gjithë çfarë ka ai mbrapa”-u shpreh ai
 
Kreu i PSD-se vleresoi nismat e qeverise per te luftuar korrupsionin, por ai vlereson se mungon goditja ne nivelet e larta.
 
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Përjashtimi i 24 deputetëve demokratë nga Kuvendi, Sula: Ky vendim nuk na tremb për të vijuar betejën tonë

Përjashtimi i 24 deputetëve demokratë nga Kuvendi, Sula: Ky vendim nuk na tremb për të vijuar betejën tonë