Kryetari i PSV ’91, njëherësh dhe zv.ministër i Mbrojtjes, Petro Koçi në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” thotë se sjellja e opozitës është e dhunshme si më 14 shtator 1998 dhe se Basha me gangsterizmin e tij politik po sfidon dhe Berishën. Ai thotë se reforma në drejtësi është e domosdoshme, por e pengon koalicioni politik mes gjyqësorit dhe PD. Për të drejtësia duhet të veprojë mbi autorët e 21 janarit, Gërdecit, abuzimeve në Rrugën e Kombit e CEZ. Koalicioni PS-LSI është i qëndrueshëm dhe fitues sipas tij, duke shuar shpresat e PD, ndërsa është për proporcional kombëtar, ku të mos ketë të fortë më në Kuvend.