INTERVISTA/ Laert Vasili: Ja
arsyet pse u ktheva në Shqipëri

INTERVISTA/ Laert Vasili: Ja<br />arsyet pse u ktheva në Shqipëri
TIRANE- Kthimi i tij me “Tartufin” në Teatrin Kombëtar, që ka qenë një nga rolet më të rëndësishme të repertorit të këtij teatri, përveç pasionit është edhe një kthim në atdhe për t’u qetësuar pas incidentit në Greqi si regjisor i pjesës “Corpus Christi”.

Për disa muaj më parë klerikët dhe anëtarët e partisë neonaziste të “Agimit të Artë” krijuan episode dhe trazira, si pasojë e të cilave shfaqja nuk u dha më në skenën e teatrove greke. Pas protestës njëmujore në dyert e teatrit bashkë me kolegët grekë, aktori shqiptar Laert Vasili tashmë e ka hedhur çështjen në gjyq në Athinë dhe thotë se e ka fituar në Gjykatën e Shkallës së Parë. “Corpus Christi” është premiera më fundit që ka bërë në shtetin grek, ku jetoi 20 vjet dhe aty mori famë si aktor i talentuar.  

Laert Vasili shprehet se falënderon regjisorin Erjon Kame që i ofroi rolin. “Për mua ishte një kënaqësi e madhe që më besoi Tartufin. Role të tilla nuk të vijnë shpesh në jetë”. Laert Vasili rikthehet në Teatrin Kombëtar pas pesë vjetësh. Hera e fundit ishte në 2012-n me “Orestin”. Tani është këtu për të ngjitur në skenë Tartufin.

“Për mua është një përgjegjësi shumë e madhe, kur mendon se kjo pjesë është luajtur në Teatrin Kombëtar para 70 vjetësh, që do të thotë se është një nismë shumë e madhe, kur vihet në skenë një pjesë e Molierit”, thotë Laert Vasili për “Shqiptarja.com”, duke u ndjerë i ëknaqur nga bashkëpunimi me regjisorin e ri Erjon Kame dhe drejtorin e TK-së Hervin Çulin.

“Jemi i njëjti brez”, thotë ai. “Me Erjonin kemi gjetur gjuhën e përbashkët, kemi ndarë idetë, si në drejtimin e premierës, por edhe duke dhënë për rolin gjithçka me të gjithë kolegët në Teatrin Kombëtar”. Në këtë intervistë Laert Vasili rrëfen se si do të jetë “Tartufi” modern në skenë dhe gjendjen e tij emocionale në këtë rikthim të tij.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës