TIRANE- Partia Socialiste e Shkodrës nuk po kalon një moment të mirë, të paktën sa u takon marrëdhënieve të kryetarit të partisë, Edi Rama me deputetët e zonës. Komandimi i dy personave të rinj në krye të punëve të partisë dy javë më parë, nuk është pritur mirë nga Namik Kopliku, i cili në një intervistë për “Shqiptarja.com” thotë se kritikat e Edi Ramës ndaj punës së tij dhe Mimoza Hafizit nuk janë realiste, madje shumë subjektive.