TIRANË - Kryetarja e delegacionit shqiptar në Këshillin e Evropës, Valentina Leskaj, ka shpjeguar gjatë një interviste për “Shqiptarja.com” se mungesa e saj nuk ishte shkak i miratimit të amendamenteve serbe në KiE, që nuk janë në favor të Kosovës. Sipas saj, demokratët nuk kanë lobuar sa duhet në këtë drejtim për të ndikuar tek e djathta evropiane e cila pati qëndrim pro serb, ndërsa vetë Berisha ka munguar në delegacion.
Për drejtuesen shqiptare të delegacionit, kjo rezolutë, edhe pse përmban disa amendime të Serbisë, është mjaft e mirë për Kosovën, pasi marrëdhëniet mes saj dhe KiE-së, vendosen në një nivel më të lartë bashkëpunimi. Sipas Leskajt, rruga e anëtarësimit të Kosovës tani është e hapur.
Zonja Leskaj, si e konsideroni vendimin e djeshëm të Asamblesë së KiE-së, ishte një humbje diplomatike e Kosovës dhe Shqipërisë?
E keni shumë gabim, pasi Kosova nuk ka humbur betejën diplomatike. Konkluzioni i rezolutës është rritja e nivelit të bashkëpunimit të Kosovës me Këshillin e Evropës dhe formatohet delegacioni. Sot (dje) në mëngjes Byroja ka marrë vendimin që të zbatohet rezoluta. Është formuluar gabim kjo qasje.
/Shqiptarja.com