TIRANE- Për ish deputetin demokrat Lefter Maliqi, Partia Demokratike është aktualisht në një gjendje emergjence dhe alarmi. Për të humbja është efekt i keqorganizimit të brendshëm, listës së këshilltarëve dhe kandidatëve, si dhe e punës së dobët të delegatëve. Ai i bën thirrje liderit Basha të largojë servilët që ka rreth vetes, që sipas Maliqit, po e dëmtojnë dhe të bashkojë vlerat e të vjetërve me prurjet e reja. Maliqi vlerëson si të shëndoshë kritikën e Topallit, dhe kërkon që zërat e ngjashëm me të të dëgjohen dhe të reflektohet. Lefter Maliqi shprehet i gatshëm që të fillojë që tani punën për riorganizimin e strukturave të partisë.
/Shqiptarja.com











