TIRANE - Në një intervistë për "studimepolitike.com", deputeti demokrat Mark Marku është shprehur se në PD dhe në politikën shqiptare ka konformizëm, duke munguar debati dhe kritika dhe duke u pajtuar vetëm me mendimin e liderit. Ai thotë se talenti i vetëm i Topallit dhe Bodës është qëndrimi afër Berishës, ndërsa nënvizon faktin se PD ende nuk ka imunitet ndaj mentalitetit komunist.
Po mbyllet një vit mjaft intensiv për politikën dhe shtetin shqiptar. Pak javë më parë festuam 100 vjetorin e pavarësisë dhe shansi për të drejtuar këto festime i takoi PD-së. Ky moment u shfrytëzua edhe për rikuperime të figurave të hershme të shtetit dhe historisë shqiptare. A pati gabime në qëndrime apo vlerësime figurash të historisë ndër vite?
Mënyra se si u zhvillua debati për historinë dhe figurat historike në vitin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë janë tregues të mjaftueshëm të faktit, se edhe 22 vjet pas rënies së komunizmit mënyra e të menduarit komunist për historinë është ende mbizotëruese në shoqërinë shqiptare. Unë po sjell vetëm pak argumenta në favor të këtij konstatimi. Argumenti i parë: tek ne ende nuk kuptohet se historia është njëherësh rrëfim dhe diskurs. Rrëfimi u referohet për aq sa mundet fakteve historike, ndërkohë që diskursi i referohet ideologjisë (në kuptimin e sistemit të dijeve) së atij, që e rrëfen historinë. Për këtë arsye ajo kurrë nuk mund të jetë objektive dhe ne kurrë nuk mund të biem në ujdi për një variant të vetëm dhe përfundimtar të tekstit historik, edhe sikur ai të ishte teksti më i mirë i mundshëm. Duke mos e kuptuar një gjë të tillë për shkak të mënyrës së të menduarit totalitar, aktorë të ndryshëm i futen një përpjekjeje të kotë për t'ua imponuar historinë e tyre të tjerëve. Së dyti: ne mendojmë ende, se çështjet e historisë zgidhen nëpërmjet politikës dhe se rrjedhimisht nëse mazhoranca e sotme kishte shansin historik për të qenë aktori kryesor (për shkak të rolit të institucioneve shtetërore në këtë celebrim) në festimet e 100 vjetorit, atëherë ajo kishte edhe mundësinë më të madhe për ta rishkruar historinë.
Së treti: shumëkush mendoi se rehabilitimi i disa figurave u bë për të errësuar figurat e tjera, ose më keq fare, figurat historike u vlerësuan sipas kriterit të heroit pozitiv dhe negativ, domethënë ai që është hero pozitiv për njërin është hero negativ për tjetrin dhe anasjelltas. Pasi i thamë këto, besoj nuk ka kuptim të vazdhojmë me debatin nëse u ndriçua më shumë Ahmet Zogu duke u errësuar Ismail Qemali, apo nëse u ndriçua më shumë Hasan Prishtina duke u lënë në harresë Isë Boletini. Për sa më përket mua, tekstet e historisë më shërbejnë më tepër për të njohur autorin që e ka shkruar tekstin se sa historinë. Historia është diçka përtej tekstit dhe autorit, është ajo çfarë deduktojmë apo përthyejmë nga shumë autorë dhe shumë tekste. Për këtë arsye nuk mund të ketë një histori të Shqipërisë, por shumë histori të Shqipërisë.
Të kthehemi në kohë, në PD e viteve të para - është moment i rëndësishëm i 100 viteve të historisë së këtij shteti. PD u themelua në vitin 1991 si një strehë e njerëzve, që kërkonin lirinë e munguar prej 50 vitesh gjatë qeverisjes totalitare komuniste. Shumë shpejt u konstatua, se liria nuk do të ishte kryefjala e zhvillimeve në këtë parti. A mund të thuash diçka lidhur me këtë konstatim, që del pas një studimi të detajuar të historisë së njëzet viteve të para të PD?
PD-ja e fillimeve të pluralizmit ishte më tepër një utopi politike, se sa një realitet politik, ndërkohë që PD-ja që erdhi më pas ishte shndërrimi në realitet politik i kësaj utopie. Si në të gjitha rastet kalimi nga utopia në realitet shoqërohet me një firo të madhe të utopisë, ose me mospërputhje të mëdha mes utopisë dhe realitetit të derivuar prej utopisë. Ky transformim ndodh rëndom me të gjitha formacionet politike, që lindin nga momente të mëdha historike sepse 90-ta e tillë qe, pra një moment i madh historik që solli rënien e një regjimi totalitar. Edhe pse e identifikuar me të drejtë me rrëzimin e komunizmit dhe ngritjen e demokracisë, PD s'ka qenë e imunizuar nga mentaliteti komunist, pasi ky mentalitet ishte i pranishëm edhe tek pjesa më e emancipuar politike e momentit dhe që përbënin bërthamën e PD-së së 90-ës: studentët, intelektualët e në ndonjë rast edhe tek një pjesë e të persekutuarve. PD është përshkuar nga rryma të ndryshme sociale dhe politike, ka patur raste kur ka anuar më majtas apo më djathtas, por si gjithë shoqëria shqiptare nuk është çliruar kurrë plotësisht nga modelet dhe stereotipet komuniste, të cilat ndeshen ku më pak e ku më shumë në të gjitha nivelet dhe në të gjitha shtresëzimet e shoqërisë shqiptare. Megjithatë, mendoj se nga formacionet politike shqiptare, pavarësisht anomalive të shumta demokratike që e kanë karakterizuar herë pas here, PD ka qenë forca më progresive dhe e më e orientuar drejt lirisë.
Nga 12 dhjetori 1990 e deri në vitin 2005, ka pasur shumë zhvillime brenda PD, të diktuara shpesh nga zhvillimet politike në vend, si ngjarjet e 1997. Le të mbetemi te zhvillimet e brendshme. Janë shumë "gupe armiqësore" të zbuluara në këtë parti për këto vite dhe fati i kundërshtarëve ka qënë thuajse i njëjtë…
Mendoj se në fazën e parë konfliktet e brendshme janë shkaktuar për shkak, se mes themeluesve të kësaj partie vetëm njëri duhej të ishte lideri i saj dhe ky rezultoi të ishte z. Sali Berisha. Pasi u bë lider PD-së, zoti Berisha qe më i interesuar që një pjesë e bashkëthemeluesve që nuk pajtoheshin dot me faktin që ai u bë lideri i padiskutueshëm i PD-së të ishin jashtë PD-së, se sa brenda PD-së, dhe kështu e ngushtoi së tepërmi hapësirën e veprimit të tyre brenda PD-së. Grupi i bashkëthemeluesve u inspirua në aksionin e vet politik më tepër nga dëshira për të dëmtuar Berishën, se sa nga logjika politike dhe iku nga PD duke krijuar një pol të jashtëm, që sipas tyre mund ta rrëzonte Berishën nga pushteti. Kjo ikje, në të vërtetë, vetëm sa e konsolidoi pozitën prej lideri të Berishës brenda PD-së dhe së djathtës. Kjo bëri që më pas, në mënyrë të ngjashme grupe dhe individë të largoheshin nga PD, pasi më parë kishin kontribuar për largimin e të tjerëve. Një gjë e tillë u shndërrua më pas në një ritual të zakonshëm me një skenë, që përsëritej sipas një ritmi të pandryshueshëm: konformizëm ekstrem ndaj lidershipit të partisë dhe intolerancë ndaj kundërshtarit të radhës, pakënaqësi të krijuara kryesisht për arsye jo parimore, ikje dhe armiqësi.
Pasi u larguan nga PD dhe etiketuan Berishën si diktator, shumë prej ish - kundërshtarëve të Berishës në vitin 2005 iu bashkuan PD-së. Si ju duket kjo lëvizje?
Si armiqësia e largimit ashtu edhe konformizmi i rikthimit të atyre që janë larguar apo kthyer në PD, janë përcaktuar ndjeshëm nga aksesi i tyre në pushtet, ose nga privimi i tyre nga pushteti. Natyrisht, nuk ka asgjë të keqe, që një njeri që merret me politikë të synojë pushtetin, por, ama kostoja e pushtetit është më e madhe kur ai fitohet me çdo kusht. Më duket se disa prej të larguarve e kanë paguar tashmë këtë kosto. Natyrisht jo të gjithë të larguarit apo të pranuarit i brendashkruhen asaj që thamë më lart, pasi ka prej tyre që kanë ditur të ndërmarrin akte që e kanë ndihmuar PD-në dhe të djathtën dhe që e kanë emancipuar politikën shqiptare.
Sot, pas 22 vitesh, PD është e konsoliduar si një parti ku autoriteti i liderit është i padiskutueshëm, pra në një farë mënyre mund të themi se aty mungon liria e ëndërruar në nisje….?
Ostrovski, Veberi apo Schumpeter-i mbrojnë idenë, se partitë politike janë organizata oligarkike për nga natyra, ndërkohë që Michels-i mbron idenë, se ato bëhen të tilla rrugës, domethënë përgjatë shpalosjes së aksionit të tyre politik. Mes partive oligarkike dallojnë partitë e tipit lider, ku oligarkia është e mishëruar tek një person. Partitë shqiptare, por, edhe pjesa më e madhe e partive evropiane janë parti të tipit lider. PD-ja është një parti e tillë, pra parti lider. Termi nuk duhet të na trembë, realiteti po. Të jesh parti lider nuk do të thotë të mos kesh demokraci të brendshme, e për më tepër të mos kesh liri, por ta kesh të zgjidhur pak a shumë çështjen e autoritetit. Ai është i përqendruar tek një individ, pak a shumë i padiskutueshëm në kuptimin që nuk ka konkurencë në këtë drejtim që t'i verë në rrezik autoritetin, por vetëm kaq. PD-ja është një parti lider, në rrethana shqiptare. Ka shumë konformizëm, shumë pak debat, shumë pak kritikë e për rrjedhojë edhe pak qarkullim të brendshëm idesh apo alternativash. Njerëzit, sa për konformizëm, aq edhe për paaftësi nuk flasin, sepse mendojnë se kjo është gjendja më e favorshme e ekzistencës politike. Pikërisht ky realitet duhet ndryshuar. Mendoj se debati i brendshëm do ta bënte PD-në më konkurenciale në skenën politike, më të vetëdijshme në aksionin e saj politik, më të imunizuar ndaj sëmundjeve politike, më të aftë në administrimin e pushtetit.
Sa peshë zë kultura e munguar demokratike në Shqipëri, pasi lidershipi politik i dy partive, kryesisht lideri, mbart përvojën e së shkuarës komuniste?
E shkuara komuniste rëndon mbi të gjithë, jo vetëm mbi liderat e partive, por reminishencat e kësaj së shkuare tek lidershipi politik bien më shumë në sy pasi ndikojnë në zhvillimin e gjithë jetës politike dhe shoqërore. Mendoj se varësisht moshës, shtresës që përfaqëson apo masës së implikimit në sistemin komunist, kushdo që ka jetuar sadopak në këtë sistem e ka një dozë indoktrimi. Madje edhe brezat e lindur pas viteve '90 vazdhojnë ta marrin një dozë rrezatimi komunist për shkak të nivelit të lartë të komunistizimit të shoqërisë shqiptare dhe për shkak dekomunistizimit shumë të ngadalshëm të saj. Mungesa e kulturës demokratike është përcaktuese në karakteristikat e lidershipit shqiptar. Ndërkohë, lidershipi politik shqiptar bën shumë pak për ta krijuar kulturën demokratike për të mos thënë, që vetë shërben si model negativ në këtë drejtim.
Kur Partia Demokratike fitoi zgjedhjet në vitin 2005, u duk se një pjesë të rëndësishme të meritës e mori rifreskimi i saj me anëtarët e KOP-it. Ishte vërtet kështu, apo mendoni të kundërtën?
Mendoj se rifreskimi i PD-së me anëtarët e KOP-it ishte një risi politike që dha rezultate në zgjedhjet e 2005-s. Ndoshta ka qenë ideja më brilante në historinë politike të pluralizmit shqiptar. Një pjesë e tyre nuk gjetën terrenin e duhur në PD, një pjesë tjetër u afirmuan ndjeshëm politikisht dhe janë sot figura të spikatura të kësaj force politike, ndërkohë që jo pak prej tyre rezultuan të papërshtatshëm për t'u konvertuar nga specialistë, në politikanë. Në thelb, ata e rifreskuan PD-në, por ndikuan shumë pak në transformimin e saj, madje qe PD-ja që i shndërroi ata. Fuqia e tyre reformuese rezultoi dukshëm më e pafuqishme se zelli konformist i tyre dhe për këtë arsye sot pas 8 vjetësh, afrimi i tyre, rezulton të ketë qenë më tepër operacion i suksesshëm PR-i (public relations), se sa një operacion transformues i PD-së.
Ndërkohë pjesa tjetër e PD, ajo e hershmja duket e konsoliduar në pozicionet e veta. E kam fjalën për Ridvan Boden, Jozefina Topallin etj. Kanë merita mjaftueshëm sa për të qëndruar tetë vite në të njëjtin pozicion kyç të qeverisjes?
Mendoj se përveç cilësive personale, suksesi i tyre brenda PD-së lidhet shumë me qëndrueshmërinë e tyre politike, si dhe me talentin për të bashkëjetuar me Berishën, duke ia njohur atij plotësisht pushtetin e liderit. Berisha nga ana e vet u krijon jo pak hapësirë brenda mazhorancës, duke gjetur kështu një ekuilibër, që më parë kishte munguar mes tij dhe bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë.
PD po mbyll vitin e tetë në qeverisje, ju keni shprehur rezervat tuaja për PD, ku jeni anëtar i grupit parlamentar. Në të vërtetë, sa e ka konsumuar pushteti PD-në dhe në se po, sa shanse ka për t'u rikuperuar këta muaj që kanë mbetur?
8 vjet janë një kohë e mjaftueshme për të kristalizuar prirjet pozitive dhe negative të një qeverisje. Kjo ka qenë arsyeja, pse kam menduar se analiza e prirjeve negative të qeverisjes dhe kritika ndaj tyre do të ndikonte në përmirësimin e nivelit të qeverisjes dhe sa herë e kam parë të arsyeshme jam shprehur publikisht për këto probleme. Mendoj se në muajt që kanë mbetur, nuk mund të bëjmë një gjë të madhe në këtë drejtim për zhdukjen e probelemeve, por paraqitja me sukses, apo pa sukses në fushatën elektorale do të varet shumë nga mënyra se si ne u qasemi këtyre problemeve dhe alternativat që japim për zgjidhjen e tyre.
Ju jeni angazhuar në mandatin e fundit si deputet i PD, në se i referohemi qëndrimeve tuaja, duket se nuk ndjeheni më komfort në këtë grup parlamentar?
Përkundrazi, ndjehem shumë mirë, pasi e ushtroj në mënyrë të lirë dhe të pakushtëzuar rolin e deputetit. Filozofia ime jetësore e përmbledhur në pak fjalë është kjo: i ndershëm, para Zotit dhe vetes. Kjo filozofi më sjell harmoninë e brendshme. Me kohë e kam kuptuar, se njeriu mund ta ndryshojë pak ose aspak ambientin e jashtëm, atmosferën shoqërore, të tjerët. Gjithëçfarë mund të bëjë njeriu është përmirësimi i vetvetes.
Duke pasur parasysh tezën tuaj për ridimensionimin e së djathtës, para zgjedhjeve, duket se koha ka kaluar dhe nga lideri nuk ka asnjë reagim…..
Ndjehem mirë duke i thënë gjërat. Nëse fjala shndërrohet në realitet aq më mirë. Por, nuk vuaj nga sëmundja e profetizmit, domethënë nuk vuaj nga ideja, se ato që them duhet të ndiqen nga të tjerët. Madje nuk e vras mendjen, as nëse pëlqehen apo jo.
Nëse do ti përmblidhnim dhe një herë këshillat tuaja në funsksion të ridimensionimit, cilat janë pikat kryesore?
Rithemelim: një parti e qendrës së djathtë e përfaqësuar ideologjikisht dhe politikisht me vlerat më përfaqësuese të këtij spektri, një parti e nuancuar nga pikëpamja ideore, pse jo edhe me fraksione, komunikim politik modern në vend të propagandës, krijim i një hapësire të lirë për qarkullimin e ideve dhe elitave, institucionalizim i marrëdhënies mes atyre që zgjedhin brenda partisë dhe institucioneve të zgjedhura. Ja, këto janë disa çështje, për të cilat ja vlen të hapet një debat.
A ka më kohë për tu realizuar kjo dhe në se jo, cilat do të jenë pasojat sipas jush?
Idetë duan përherë kohë për t'u pranuar dhe realizuar, por, që të realizohen duhet të mbështeten nga shumica e PD. Mund të mbeten edhe thjesht ide.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 16 janar 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com