Intervista me aktorin e Hollivudit
që groposi bosin e drogës 'El Chapo'

Intervista me aktorin e Hollivudit<br />që groposi bosin e drogës 'El Chapo'
Aktori i njohur i Hollivudit, Sean Penn ka intervistuar bosin meksikan të drogës Joaquin Guzman, apo i njohur ndryshe si "El Chapo". Takimi është bërë në një vend sekret, pak kohë pas arratisjes nga burgu. 

Intervista e bërë në muajin tetor, është botuar në edicionin e së shtunës të revistës “Rolling Stone”.

Zyrtarë të paidentifikuar meksikanë thonë se ky takim i ndihmoi ata për të arrestuar sërish bosin meksikan të drogës. Sipas prokurores së përgjithshme Arely Gomez, hollivudi po përgatiste një histori që në fund do të kurorëzohej në film për "El Chapo". 

Në takimin me aktorin Penn, bosi meksikan i drogës ka treguar disa detaje nga jeta e tij, madje dhe trafikun e drogës. 

El Chapo u arratis nga burgu më 11 korrik dhe në muajin tetor i shpëtoi arrestimit. Ai u arrestua sërish nga forcat speciale meksikane në qytetin Los Mochis, pranë vendlindjes së tij. 

Gjatë aksionit për kapjen e tij u plagos një oficer policie si dhe u vranë 6 rojet e bosit të drogës. 

Tani ai sërish ndodhet në burgun e sigurisë së lartë ndërsa po përgatiten letrat për ekstradimin e tij drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
 
Autoritetet amerikane kanë bërë kërkesë për ekstradimin e tij në vitin 2014 pasi akuzohet për futjen e sasive të mëdha të drogës.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët

Protesta e PD te Bashkia e Tiranës, Policia njofton masat dhe rrugët që bllokohen sot! Koha dhe itinerari që duhet të ndjekin shoferët