TIRANE- I intervistuar nga Shqiptarja.com, eksperti i sektorit bankar prof. ass. Dr Elvin Meka, zv.dekan dhe përgjegjës i Departamentit të Financës pranë Universitetit Evropian të Tiranës, bashkohet me zërat e kolegëve të tij, të cilët theksojnë pa përjashtim se nuk ekziston një rrezik real në këtë drejtim.
Situata financiare që po krijohet në Greqi, pas refuzimit të qeverisë për të respektuar detyrimet ndaj kreditorëve, ka krijuar jo pak shqetësime edhe në radhët e qytetarëve shqiptarë, që kanë depozita në bankat me kapital grek në vendin tonë. Pyetja që shtrohet tani me forcë prej tyre është se sa të sigurta janë paratë e tyre atje dhe çfarë garancish ofron shteti shqiptar për mbrojtjen e tyre nga një skenar i mundshëm negativ në Greqi.
/Shqiptarja.com