Intervista/ Meta: Nuk e mohoj
dëshirën për t'u bërë President

Intervista/ Meta: Nuk e mohoj<br />dëshirën për t'u bërë President
TIRANË - Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, pranon për herë të parë se mund të jetë kandidat për President të Republikës. I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, kreu i LSI-së tha se çdo politikan mbi 40 vjeç mendon se një ditë mund të jetë kryetar i shtetit. “Kjo ide ekziston për këdo që ka moshën mbi 40 vjeç, jo vetëm për Ilir Metën. “Që t’ju them se s’më ka shkuar në mendje, s’do të isha i sinqertë, por jo ta shoh si domosdoshmëri. Kjo ide ekziston për këdo që ka moshën mbi 40 vjeç, jo vetëm për Ilir Metën. Çdo politikan aktiv nuk është se nuk e mendon, se nuk do ta pranonte këtë pozicion në një moment të caktuar, në rrethana të caktuara. Asnjë lloj pozicioni nuk është qëllim në vetvete, është produkt i natyrshëm i një instance të caktuar”, u shpreh Meta.

Megjithatë, ai e cilëson të nxitura diskutimin për zgjedhjen e Presidentit, pasi vëmendja e politikës aktualisht është e përqendruar të reformat si dhe për faktin tjetër se mandati i Presidentit Nishani mbaron në vitin 2017-ë. “Së pari, ne kemi një President dhe unë kam shumë konsideratë për të. Nuk është e rëndësishme ça është sot, ça do jetë në 2017. më e rëndësishme është që të shërbejë që vendi ynë që qytetarët tanë të realizojnë pritshmërinë ndaj klasës politike”, tha ai.

Megjithatë, duke hequr sjellë në vëmendje pozicionin e tij si kryetar i Kuvendit, Meta theksoi se është ende i dobishëm si drejtues i legjislativit. “Në rast se do të isha i bindur se qenia ime si kryetar i kuvendit nuk do të ishte e dobishme, pavarësisht sa e dramatizoni situatën e parlamentit, unë mendoj se për aq kohë sa jam i dobishëm, jam mirë aty”, tha ai. I pyetur nëse 2017-a do t’i përkasë zgjedhjes së presidentit në fillim dhe pastaj formimit të parlamentit të ri, Meta është ende herët për të diskutuar për këtë procedurë. “Jemi larg kësaj periudhe. Kemi vetëm një prioritet, të kalojmë reformën në drejtësi, paketën kushtetuese sa më parë. Dekriminializimi do të ketë vlera pozitive në të ardhmen”, deklaroi ai.

Lidhur me takimet e përjavshme me kryeministrin Edi Rama, kryetari i Kuvendit tha se në fokus të tyre janë zhvillimet brenda vendit, reformat, situata ekonomike etj. Megjithatë ai insistoi se jo çdo bisedë e atyre takimeve përbën interes publik. “Qëndrimet tona publike edhe për ekonominë edhe buxhetin edhe politikën e investimeve dhe shpenzimeve, janë të bëra publike. Se çfarë bisedojmë ne, nuk është e detyrueshme që opinioni ta dijë. Ju e keni të vështirë, nëse unë ju përmend “Standard and Poors”, do më qesendisni edhe mua”, theksoi kreu i Kuvendit.

Edhe pse partnerë koalicioni prej më shumë se dy vitesh, duket se Lëvizja Socialiste për Integrim ndahet me Partinë Socialiste sa i takon sistemit të taksave. Kreu i LSI-së, Ilir Meta, tha dje se ai s’ka qenë partizan i taksës progresive, ndryshe nga PS. “Ne nuk kemi qenë partizan të kësaj çështje por të mos harrojmë se Partia Socialiste e kishte premtim duhet të ishte prioritet, se ne nuk vendosnim dot veton. Së dyti se kemi parë çështjen e taksimit si ideologjik, duhet parë në interes të rritjes së vendit dhe kjo rritje ka mekanizmat të një rishpërndarje më të drejtë. Dua të theksoj se edhe taksa e sheshtë nuk dha efekte pozitive. Taksa e sheshtë vazhdonte dhe niveli i të ardhurave erdhi duke rënë, kjo kishte të bënte edhe me rritjen ekonomike, efektet e krizës greke, italiane, Eurozonës. Nuk absolutizojmë që faji është i sistemit të taksave”, tha Meta.
 
Që t’ju them se s’më ka shkuar në mendje, s’do të isha i sinqertë, por jo ta shoh si domosdoshmëri. Kjo ide ekziston për këdo që ka moshën mbi 40 vjeç, jo vetëm për Ilir Metën.


Redaksia Online
(E.Ç.çshqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv