TIRANË - “Mos vdeksha pa luajtur njëherë me Luftar Pajën”. Batuta e kripur e aktores së njohur shkodrane vjen pas marrjes së një roli të ri në dramën e Stefan Çapalikut që titullohet “Made in Albania”. Drama do të ngjitet në skenë me regji të Altin Bashës në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Ftesa për rolin e një punëtoreje fasonerie nga Çapaliku dhe Basha e ka lumturuar Zyliha Milotin. Ndërsa Kiço Londo drejtori i TEKS, e quan një nga elementët më të rëndësishëm ndërthurjen e punës me aktorë të rinj dhe “më të mëdhenjtë Zyliha Miloti dhe Luftar Paja”, siç shprehet ai.