TIRANE- PDIU po negocion me kryeministrin Rama për pjesëmarrjen e saj në qeverisjen qendrore dhe lokale. Deputeti i kësaj partie, Tahir Muhedini, në një intervistë për “Shqiptarja.com” shpjegon se Idrizi po i drejton këto negociata, dhe se PDIU ka njerëz të kualifikuar për të marrë detyrat më të larta shtetërore. Muhedini flet dhe për vizitën e ministrit të jashtëm grek  në Shqipëri, duke kërkuar që Rama të mos pranojë një kërkesë të mundshme të tij, për ndërtimin e tre varrezave të reja greke në jug të vendit. I pyetur për largimin e Dashamir Tahiri, Muhedini thotë se të 5 deputetët duhet të zgjidhin problemet brenda partisë, dhe cdo largim, dëmton kauzën çame.