Intervista/ Fidel Ylli: Blushi të bëjë
garë reale, jo vetëm presion kryetarit 

Intervista/ Fidel Ylli: Blushi të bëjë<br />garë reale, jo vetëm presion kryetarit 
TIRANE - Deputeti socialist Fidel Ylli ka mbështetur garën për zgjedhje në PS, por ka kërkuar që Blushi dhe kandidatë të tjerë të bëjnë një garë reale. Gjatë një interviste për “Report TV”, Ylli shprehet se Rama duhet votëbesuar në Kongres.

Ben Blushi, një ndër zërat më kritikë të PS-së, ka hedhur idenë e një platforme për drejtimin e partisë. Ju si e vlerësoni?
Ben Blushi është kapacitet, është figurë në Partinë Socialiste dhe unë mendoj që kjo është një vlerë e partisë, që respektohet diversiteti i mendimeve. 

Nëse Blushi ka një platformë të qartë, të saktë, që ku jemi dhe ku duhet të shkojmë, mirë do të ishte ta paraqiste atë në Kongres, dhe të konkurronte si gjithë të tjerët, siç u bë dhe në zgjedhjet e kaluara. Të mos jenë kandidatura fiktive por të jenë kandidatura alternative mbi projekte dhe programe të Partisë Socialiste.

Duhet ndjekur shembulli i tij dhe nga të tjerë që ndoshta mund të jenë edhe të pakënaqur?
Ne në parti nuk kemi ardhur të bëjmë krushqi me njëri-tjetrin, por kemi ardhur të garojmë. Të gjithë deputetët kanë vlerën e tyre. Secili ka të drejtë të kandidojë, të ketë grupin e tij mbështetës, të bëjë lobim dhe të japë sa më shumë alternative si të dalim nga ky kaos që është Shqipëria. Duhet një garim me platforma, jo thjesht formal për ti bërë presion kryetarit ose grupit parlamentar, por kushdo që ka alternativa të mira, duhet t’i paraqesë në Kongres.

A ka edhe të tjerë të pakënaqur që mund të marrin nisma të tilla?
Unë nuk di të ketë ndonjë forcë politike ku gjithçka të shkojë vaj, PS ka vlerë mendimin ndryshe. Kjo nuk duhet të jetë një pjesë që duhet tu shqetësojë, sepse PS është një parti e hapur.

Sa qëndron vërejtja e z. Blushi sa i takon mandatit të kryetarit të partisë?
Meqë Rama ka qenë fitues i dy palë zgjedhjeve, unë do të isha dakord me një votëbesim të z. Rama në Kongres sepse ai është fitues i zgjedhjeve. Duhet një konfirmim thjesht formal në kongres që të mos u hyjmë teknikaliteteve të statutit. Fituesi është fitues. Vërejtje ka. Vend për debat ka, por unë do të isha për një votëbesim në kongres.  

Mbështetja
“Ramën dhe Blushin i kam të dy miq. Platformën e Ramës e njoh në majë të gishtave sepse kemi bërë fushata të tëra bashkë. Të Blushit ende nuk e kam parë. Më vjen mirë që po kandidon”. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur