Finalja e Conference League, Rama: Impakt të madh në imazhin e Shqipërisë! Kam shpirt italian, Kumbulla, flamuri ynë! Për Mourinhon ‘tradhtova’ Juven

Në një intervistë të gjatë për të përditshmen italiane “Corriere Dello Sport”, Kryeministri Edi Rama flet për organizimin e finales së Conference League në Tiranë, pritshmëritë dhe klimën në kryeqytetin shqiptar në prag të zhvillimit të një prej evenimenteve më të mëdha sportive të historisë së vendit tonë.

“Unë kam shpirt italian. Gjyshja ime kishte gjak venecian dhe falë saj kam mësuar edhe gjuhën tuaj. Për mua, italianët janë shqiptarë të veshur me Versace. Jemi shumë të ngjashëm në kulturë dhe mentalitet”.

Në vijim ai thekson se kjo finale do të ketë një imakt shumë të madh në imazhin e Shqipërisë në botë dhe kjo falë ndërtimit të një stadiumi që pak vite më parë ishte thjesht një projekt në letër.

“Jemi organizuar dhe do të jemi në lartësinë e duhur. Kush nuk do të hyjë në stadium mund të bashkohet me zonat e fansave të rezervuara për miqtë. Kam kërkuar mbështetje nga policia e Romës dhe e Rotterdamit për të na dhënë një dorë.  Unë mbështes Juventusin që i vogël por tani që Romën e drejton Mourinho bëhet pak e komplikuar situata. Kam ngelur i mahnitur nga Interi i tij dhe në atë periudhë e kam tradhtuar Juventusin. Unë nuk jam një ekspert futbolli por më interesojnë më shumë trajnerët sepse mësoj nga karizma e tyre por edhe nga lidershipi e mënyra se si menaxhojnë një grup”, tha Rama. 

Në fund, Rama shkëput një mendim edhe për Marash Kumbullën.

“Nuk e njoh personalisht por këtu të gjithë flasin mirë për të. Në Shqipëri nuk është e lehtë t’i bësh të gjithë të jenë dakord. Marashi është flamuri jonë dhe një lojtar shumë i fortë. Ka qenë shumë i aftë për ta bëjë Mourinhon të ndryshojë mendje duke fituar hapësira të rëndësishme në skuadër”.

K.T./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë