Intervista/Peza:Ndryshojmë ligjin
kreu i RTSH zgjidhet si Presidenti

TIRANE- Drejtori i Përgjithshëm i Televizionit Publik Shqiptar do të zgjidhet në të njëjtën mënyrë si Presidenti i Republikës. Pas më shumë se 1 vit dështim nga Këshilli Drejtues i RTSH-së për të zgjedhur drejtorin, mazhoranca ka marrë iniciativën për të bërë ndryshimet e duhura ligjore që do të mundësojnë zhbllokimin e situatës.

Sipas nënkryetarit të Komisionit të Medias dhe Mjeteve të Informimit Publik, Alfred Peza, me ligjin e ri që javën e ardhshme do të propozojë mazhoranca, zgjedhja e drejtorit të përgjithshëm do të bëhet me 4 raunde. Nëse në tre raundet e para, nuk arrihet zgjedhja e tij me shumicë absolute, në raundin e katërt, ai mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë. Në rastet kur as kjo nuk arrihet, atëherë Këshilli Drejtues i RTSH-së do të duhet të shpërndahet, një formulë kjo që përdoret edhe me Parlamentin kur nuk arrin të zgjedhë dot Presidentin.

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

'Si sot në 2019 hyra në këtë zyrë, i kënaqur që dola i pa tjetërsuar', Braçe poston fotot: Nesër Rama do të vijë në Divjakë

'Si sot në 2019 hyra në këtë zyrë, i kënaqur që dola i pa tjetërsuar', Braçe poston fotot: Nesër Rama do të vijë në Divjakë