Intervista/"Pse atentati i Reinas  
në Turqi nuk do të jetë i fundit"

Intervista/"Pse atentati i Reinas  <br />në Turqi nuk do të jetë i fundit"
Një vend tashmë jashtë kontrollit. Turqia është në qendër të sulmeve terroriste edhe për faj të forcave të sigurisë dhe një shërbimi inteligjent që nuk është më ai i pari.

Turqia po kalon një fazë destabiliteti e destinuar të zgjasë.

Nihat Ali Ozcan, një nga ekspertët kryesorë të sigurisë në Turqi shpjegon për La Stampa-n se kuadri ndërkombëtar nuk e ndihmon Gjysmëhënën, sepse përgjegjësitë janë edhe politike.

Nihat Ali Ozcan, Turqia e nis 2017-ën me gjak, me një atentat në një vend simbolik. Çfarë ideje ke krijuar për sulmin në Reina? 
Sulmi është sigurisht një atentat xhihadist, me shumë mundësi i lidhur me Isis. Por nuk do të përjashtoja as al-Nusran dhe as lëvizjet që po qarkullojnë në Turqi që inspirohen nga Shteti islamik, duke bërë të mundur që atentatorët të vijnë nga shtresat radikale të popullsisë.

Në një muaj katër atentate me objektiva të ndryshëm. Çfarë po ndodh në Turqi. Është e mundur që Ankaraja nuk është më në gjendje të kontrollojë vendin e saj?
Prej të paktën dy vitesh, Turqia është në një shënjestër të disa siglave të ndryshme terroriste. Është terrorizmi me origjinë kurdo-separatist më të cilin Ankaraja prej kohësh i është dashur ti bëjë llogaritë. Ndërsa në dy vitet e fundit është rritur në mënyrë domethënëse terrorizmi me origjinë xhihadiste. Situata nuk është e thjeshtë, por ka edhe përgjegjësi konkrete pse kemi arritur deri këtu.

Cilat?
Politizimi i sigurisë dhe i shërbimeve inteligjente për shembull.

Dhe jo vetëm nga grushti i dështuar i shtetit në 15 korrikun e kaluar, pas të cilit u futën në burg dhe u hoqën mijëra policë dhe ushtarakë.

Fenomeni është aktiv që prej 10 vitesh.

Gjeneralë, të graduar të forcave ushtarake, inspektorë, drejtuar ose edhe agjentë të thjeshtë hiqeshin nga detyrat e tyre, ose spostoheshin në reparte ku me kompetencat e tyre mund të shërbenin pak.

Në këtë pikë duhet shtuar mungesa e bashkëpunimin me shërbimet inteligjente të tjera për shkak të kontrasteve të politikës së jashtme turke. Shkëmbimi i informacioneve mes shërbimeve sekrete të disa shteteve më Turqinë është çelësi për sigurinë e vendit.

Duket se siguria në Turqi fut ujë nga të gjitha anët. Si dilet nga kjo situatë?
Zgjidhja në terma afatshkurtër më duket e pamundur. Ankaraja po tregon se ka vështirë serioze për të luftuar terrorizmin, i çdolloj tipi qoftë ai. Mungon një plan strategjik me spektër të gjerë, ka mungesa në protokollet e sigurisë dhe gabime elementare.

Zemërimi për të nisur gjuetinë ndaj ndjekësve të Fethullah Gulen (ish-aleat dhe tani kundërshtar i Erdogan, i akuzuar si urdhëruesi i grushtit të dështuar shtetit) bëri që shërbimet e sigurisë të harronin gjithçka tjetër.

Pse gjithnjë Turqia?
Kryesisht për tre motive. I pari për prezencën e çdo lloj tipi terrorizmi të ndryshëm në vend që do të thotë shënjestra të ndryshme, mjafton që të jenë të përgjakshme.

E dyta është se Turqia falë rritjes ekonomike në vitet e kaluar, ka bërë që në vend të hapen kompani të shumta të huaja me një prezencë të madhe të huajsh.

E treta është se me politikën e jashtme Turqia ka krijuar shumë armiq.

Por ka edhe një tjetër aspekt që nuk duhet nënvlerësuar.

Cili?
Pozicioni gjeografik mund të jetë një pikë në favor, por edhe një telash. Turqia me pozicionin e saj është një strehim natyral për luftëtarët e huaj që vijë nga Siria, që nuk kontrollohen dot edhe për shkak të boshllëqeve të sigurisë.

Për fat të keq, atentati i Reinas nuk do të jetë i fundit./Dita

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf